• |
ide | kryesore

Koronavirusi, Veliaj kërcënon me gjobë marketet që abuzojnë me çmimet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë

Gjatë fjalës së tij kreu i Bashkisë së Tiranë do ketë penalizime dhe gjoba për të gjithë pronarët e markeve që rrisin çmimet e produketeve të tyrë gjatë ditëve të panikut.

“Do jeni të pamëshirshëm me gjoba dhe procedim penal për këdo pronar biznesesh, supermakete dyqane ushqimore që abuzojnë me çmimet. Nuk do tolerojmë më një qytet hienash, rrëzohemi bashkë, por bashkë do ngrihemi“, tha Veliaj.

Deklarata e Veliajt vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.



5 Comments

  1. Po ky mbeti mbrapa me daljet ne tv??

    C eshte ky procedim mer erjono cere u bo komunizem??

    Cmimin e ve sipas takatit kerkeses
    Ti ligjerisht i ha m…..

    Po ik rruj grun se do i ngjisi noi taljon virusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *