• |
ide | kryesore

Tiranë, prangosen 4 persona dhe procedohet një tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka bërë të mundur prangosjen e 4 personave dhe ka proceduar një tjetër. Konkretisht, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. D., 21 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë.” – njofton policia.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. K., 40 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.” – njofton policia.

Ndërsa, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *