• |
ide | kryesore

Meghan dhe Harry në ditët e fundit e të qënit mbretërorë

Paparazzi, Slider



Meghan markle dhe Princ Harry janë dukë kryer detyrat e tyre të fundit mbretërore. Ditën e djeshme dyshja ka shkëlqyer teksa janë shfaqur në një prej aktiviteteve të pallatit mbretëror, të ditës së quajtur ‘CommonWealth’.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve ka qenë ‘look-u’ i Meghan, e cila u shfaq e gjitha e veshur në ngjyrë jeshile. 38-vjeçarja kishte kombinuar një fustan të markës së njohur ‘Emilia Wickstead’ me një kapele në ngjyrë jeshile. Kjo dalje publike e Markle ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme, teksa ndjekësit e kanë komentuar si një zgjedhje mjaft elegante veshjen e saj.

Kujtojmë se përtej detyrave të fundit që dyshja është duke kryer, ka vazhduar njëherazi jetën e tyre larg vëmendjes së mediave në Kanada.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *