• |
ide | kryesore

Emergjenca nga koronavirusi, Basha thirrje për kompanitë celulare: Siguroni internet falas për studentët dhe fëmijët që mësojnë online

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm dhe të sinqertë gjatë kontrolleve mjekësore. Ai merr shkas nga rasti i Durresit, ku nje mjek u infektua me koronavirus pasi pacienti nuk tregoi historikun e udhetimit ne Itali.

Mesazhi Bashes

Nisur nga rasti i fundit, ku fatkeqësisht, edhe një mjek i spitalit të Durrësit rezulton mes të prekurve nga Covid-19, u bëj thirrje qytetarëve të tregohen maksimalisht bashkëpunues me stafet mjekësore. Të tregojnë në mënyrë të detajuar shqetësimin e tyre, historikun e udhëtimeve apo kontaktin që mund të kenë pasur me persona të prekur nga Covid 19.

Në këtë mënyrë do të ndihmoni veten dhe nuk do të rrezikoni shëndetin e mjekëve, të cilët janë mburoja jonë, mburoja e çdo qytetari në këtë situatë.

Mos neglizhoni asnjë detaj!
I bëj thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për personelin shëndetësor parësor. Ata janë të ekspozuar ndaj personave mbartës potencialë të Covid 19, por që, për shkak të shenjave joshqetësuese, mund ta neglizhojnë këtë fakt e të drejtohen tek qendrat shëndetësore apo spitalet rajonale. Autoritetet duhet të pajisin të gjithë personelin e dedikuar për raste të tilla me veshjet dhe mjetet e posaçme mbrojtëse.

Përhapja e virusit, zgjerimi i vatrave të tij është një rrezik potencial, të cilit i duhet paraprirë.

Thirrja ime është për të gjithë qytetarët: E di që shumë prej jush nuk janë mësuar të rrinë mbyllur apo kanë kushte jo të përshtatshme. Shumë të tjerë kanë nevojë të punojnë për të çuar bukën e përditshme në shtëpi, por asgjë nuk vlen më shumë sesa jeta.

Me qëndrimin në shtëpi mbroni veten, familjen, miqtë dhe të afërmit. Nga sakrificat e sotme varet jeta, shëndeti, e sotmja dhe e nesërmja jonë. Mbi të gjitha, duke kontribuar në mospërhapjen e shpejtë të virusit, ne bëjmë pjesën tonë si qytetarë për ruajtjen e sistemit shëndetësor nga kolapsi.

Sa më të pakujdesshëm sot, aq më shumë do të zgjasë kjo situatë, e cila ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe në ekonominë e secilit prej nesh.

Kjo është një kohë për kujdes shëndetësor, por edhe për kujdes social për ata më të pamundurit.

I bëj thirrje qeverisë të marrë të gjitha masat për t’u mundësuar familjeve në nevojë dhe në pamundësi gjërat më të domosdoshme për të kaluar këtë krizë dhe për të ruajtur shëndetin duke mundësuar që asnjë familje mos të mbetet pa ushqim dhe mjete higjenike. Ju bëj thirrje kompanive celulare të sigurojnë akses pa pagesë në internet për fëmijët dhe studentët që në javët në vazhdim do të zhvillojnë online procesin mësimor. Ky kontribut për mësimin online të fëmijëve, do të ishte shumë i çmuar dhe i vlerësuar!



7 Comments

  1. Ne amerike u propozua p.sh. heqja e tatimeve mbi pagen, kredi konsumatore me interes te ulet, si dhe disa masa te tjera ne ndihme te njerezve te izoluar. E njejta gje ne Gjermani dhe gjetke. Ne ndryshim nga ky rrota e karit qe kemi KM dhe qe tha se nuk e solla une pandemine keshtu qe nuk paguaj per te lehtesuar njerezit. A thua se buxheti i shtetit eshte thesi personal i tij.

  2. Sapo me erdhi nje mes .Jam edi rama lani duart mos dilni ……ruajuni nga informacioni i rrem…. nuk di cte bej. te qesh a te qesh me kete njeri. po qesh me mire. me kete vetem mund te qeshesh. dhe per sa kohe do jet. gojet e liga thone zonja korone ben xhiro rreth kr.

  3. Mos kalosh ne orgazem per kete kerkese te lulushit,dhe per te tjerat qe shkruan mos gene o te qifte kina e covid 19,ne shpirt po ta them o neriiiiiiiiiii debatikasi i pd

    1. o koqe , ka nevoje per leke shtresa punonjese dhe bizenset e vogla dhe te mesme sepse skane mundesi te perballoje gafa e krietarit tend, ” te na rroje partia dhe nje koqe plumb vetes ”

      Opozita ka te drejte, shyqyrzoit qe ka njerez me mendje t kthjelletde te ndritur. sa per qeverine kemi nje te papergjgjeshemqe i la mjekt pa masa per1 muaj e gjysem , ,mbi 30 mije te hyre nga italia qekur shperthu epidemia , pa asnje mase, pa karnatine, vetem me propaganden e fuges, tani na can trapin ne celular jemi ne lufe,

      po pse o tope tani filloi lufta??? k nje muaj e gjysem qe ka plasur

      ku i ka armet , mjetet e luftes krieminisitri ??? apo tek bllokimi i cdo gjeje dhe falimentimi ? skishte alternative tjeter ???

      patjeter qe kishte po te ishte kryeminister tjeter se ky ka kohe qe sben . pasojat i vujn njerezit , ede fugggris si puna jote

  4. Te hengert mortja qe je paterica e atije psiko Drames, prej teje jeton ai maskarai socialist politikisht. Te kishte burra te tjere PD do ja martonte origjinen atije te cmenduri brenda 24 oreve.

    Fcuk you both :[
    Ishalla falementon cdo gje, boll jetuam si qener prej 600 vjetesh ne vendin ku nuk na takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *