• |
ide | kryesore

Rama tregon se si do funksionojë skema: Për tre muaj shteti u del garant bizneseve me 100 mln lekë kredi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ‘Opinion’ Edi Rama ka zbuluar detaje në lidhje me planin financiar të prezantuar pak orë më parë, që do të zbatojë qeveria për shkak të koronavirusit. Në plan përfshihen dhe bizneset, që sipas Ramës, shteti do u dalë garant deri në 100 milion lekë kredi, për një periudhë 3 mujore.

Rama pohoi mes të tjerash se kjo skemë, që hasi kundërshti të menjëhershme nga opozita, ka gjetur dhe mbështetjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, se nëse subjektet marrin kredinë dhe më pas nuk e shlyejnë atë, apo falimentojnë, Rama u shpreh se më pas hyn në fuqi plani B. Ai nuk e sqaroi se çfarë parashikon plani B.

Rama tha edhe se të gjithë qytetarët që qëndrojnë në shtëpi dhe se për shkak të koronavirsit nuk mund të punojnë, do të marrin rrogën e tyre.



14 Comments

  1. Deri vone mendoja se zemerimet dhe ashpersia e debateve mes kundershtareve politike neper studio ishte dicka spontane dhe e sinqerte qe ndjenin protagonistet kur hidhej balte mbi platformen e tyre politike, mbi partine ku benin pjese…….. rrofsh karavirus se na hape syte

  2. Me 100 milion lek vetem ka nji banane do ju jap ketyre deleve qe do e pranojne kete skeme idioteske ah mor Corona virus si sja mer shpirtin ketij derrrri

  3. Perfundimisht jeni amatore. Spaska faj KM se jeni komplet te paafte si media. Si ka mundesi dmth. Mire qe kopjoni njeri tj edhe titujt. Ose ska qene i qarte KM. 100mln leke apo dollare kredi o bosa

  4. 100 milion DOLLARE dhe jo 100 milion leke o gazetare leshi
    Skeme e mire, bizneset te paguajne per punetoret, jo shteti, shteti del garant ne rast falimenti.
    Boll kane vjedhur kete popull keto biznese, here me rroga fiktive e here pa deklaruar punetore, here me evazion fiskal, e here me lehtesira fiskale…….. Boll me ka paguar populli per disa biznese qe te majmen pronaret e tyre……

  5. Corona nje dite do iki e do zhduket.
    Por ai po i ben nje shpelarje trurit te semure te bark derrave te pangopur qe shkaterruan Ecosistemin.
    Shikoni qytetet si marrin fryme lirisht pa makia pa co2 pa zhurma uragani.
    Jam plotesisht dakord me Lubonjen ku thote se virusi te vrase ate druvar qe pret e masakron apo ate qe djeg pyjet dhe te lejoje poetin te shkruaje poezi i frymezuar brenda pyllit.
    Qyteti me i bukur ne Shqiperi eshte parku i liqenit .me pyll te bukur me lendina me pedonale per kembesore vrapues e bicikleta. Zero makina. Zer co2 por vetem o2.
    A e ben dhe Tiranen keshtu o z Edi ne vecanti brenda unazes vogel ?
    Ka zgjidhje. Virusi e dha.

  6. Vo nuk absolutizot , por te minimizohet ne maksimum.
    Vetem per qe ekonomia mos pengohet. Mbrapa muzeut kombetar eshte skandal. Cfare behet me njerezit sidomos femijet qe banojne aty. Lume makinash.
    Poku jane autobuzat elektrike per brenda qytetit.???

  7. Ne fakt, Plani B vjen i pari. Ai perkthehet “Plani Brryli” dhe deri tani ka funksionuar shume mire.
    Pastaaaaaaaaaj vjne Plani A

  8. O z Veliaj si e ke hallin? Apo nuk te lene bosat e naftes te fusesh ne qarkullim autobusa elektrike. Vazhdo ate qe ben me mire . Trego ne TV si mbillet pema.

  9. Fol me sorosin te organizojne ndonje autobuz fshehurazi te ikim jashte. Kur milionat neper offshore pa ju arrestuar njeri, nje autobuz nuk e keni per gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *