• |
ide | kryesore

Covid-19, Arben Ahmetaj i raporton Ilir Metës, së shpejti mblidhet Këshillit i Sigurisë Kombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta priti mbrëmjen e sotme në një takim ministrin e Shtetit për Rindërtimin,Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga Qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID 19.

Presidenti thotë se u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga Qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutuam mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë” shkruan Meta.

Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 70, dy prej të cilëve kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë drejt shërimit.



3 Comments

  1. Obobo oboboarbenahmetaj.virus!!!!!ky eshte virusi me i rrezikshem per shqiperine.ky hyn ky virus per 200vjet nuk mbin me asgje!!!

  2. A do qerrohen ndonjeher keta vampir te neveritshem nga ky vend? majtas e djathtas. me thoni po se jam me koron . hahaha po me that po do sherohem.Zoti i lehtesofte dhe i sherofte me sherim te plote te semuret kudo ku jane inshAllah. Viktima te pangopsise te zullumqareve te ketij lloji si keta me lart. Zoti i lehtesoft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *