• |
ide | kryesore

Indeksi i OKB/ Shqiptarët më të palumturit në Europë dhe më të korruptuarit

Kryesore, Lajme

Shqiptarët janë renditur sërish më të palumturit e Europës, në “Indeksin e Lumturisë 2020”, të publikuar sot nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që i referohet vitit 2019.

Shqipëria renditet në vendin e 105, nga 153 shtete, në të njëjtin nivel me vende si Kamboxhia, Bangladeshi, Laosi, Nigeria. Nga vendet e rajonit, Maqedonia është në vendin e 90, Mali i Zi i 72-ti, Bosnja në të 69-n , Serbia e 64-a, dhe më pozitivja është Kosova në vendin e 35.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë, sidomos për korrupsionin.

Indeksi bën dhe krahasim për periudhën 2008-2012 dhe 2017-2019, ku Shqipëria ka një përkeqësim prej 0.65 pikësh, duke u renditur mes 20 shteteve me përkeqësimin më të lartë në botë, çka citohet dhe në raport. Raporti thotë se vendet me rënie më të mëdha zakonisht kanë vuajtur nga një kombinim i stresit ekonomik, politik dhe social.

Shqipëria e 13-a më e korruptuar në botë

Sipas të dhënave të raportit, Shqipëria është e 13-a në botë sa i përket nivelit të korrupsionit. Marrja e korrupsionit është mesatarja rajonale e përgjigjeve të të anketuarve ndaj dy pyetjeve të sondazhit të GALLUP: “A është korrupsioni i përhapur nëpër qeveri apo jo” dhe “A është korrupsioni i përhapur mes bizneseve apo jo?” Përgjigjja është mesatarja mes përgjigjeve 0 ose 1 (sa më afër zeros aq më pak i korruptuar), ku Shqipëria vlerësohet me 0.89, pra shumë afër 1, që tregon një vend të korruptuar.

Rajoni është rekord në korrupsion. Më e korruptuara në botë është Bullgaria, pastaj Rumania, Bosnja, Kosova në të pestin dhe Maqedonia është në vendin e 12.

Raporti

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 4.88 pikë).

Raporti synon të masë dhe të kuptojë mirëqenien subjektive.

Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Individëve u bëhen nga Instituti Gallup pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”.

Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.

Shteti më i lumtur në botë është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka, Zvicra, islanda, Norvegjia, Holanda, Suedia, Zelanda e re, Austria, Luksemburgu.

Në kahun tjetër të renditjes, shtetet më të palumtura janë Afganistani, Zimbabve, Ruanda. /Monitor

14 Comments

  1. Natyrisht qe bastardet e Partise se Punes, qe krijuan Njeriun e Ri nga vitet 1950-1990, keto pjella qe vetequhen ‘rilindas’ do te prodhonin!!!!!

  2. Kupton sa pak veta kane ngelur me shwiperi kurnsheh numrin 4.88 … gjithe militantet e partise se punes ndryshe rilindja socialiste.

  3. Po’ ne jemi 75 vjet qe jemi te palumtur
    Prandaj e Ka rrujtOKB per ne
    Kur ishin PA buke e pa’ breke
    Po’ keto 30 vjet e fundit
    Qe gjithe komunistosocialistet na drejtuan na
    Vodhen e na skllaveruan
    Ca’ ben okb
    Apo shtrengon duart me hajdutet.

  4. Ja pra komunizmi i evropes se njenshekulli me pare. Do demekoraci komuniste medoemos, ndryshe te kthen ne marksist. Çohu po te duash, nuk e ben dot…ikni o shqiptar nga ky vend mjaft ndejtet para internetit se po ju manipulojne si dreqi.

  5. Kjo ketu ne foto duket e lumtur
    Mos do marre drejtimin e ndonje partie
    te PD se besoj se po’ te ngriu Berisha Sben hajer ne politike.
    Shiko Ngjelen njeherei t’ha cimke
    Nuk zuri vend me Ngjela.

  6. Flisni me sorosin te organizojne ndonje autobuz fshehurazi te ikim jashte. Kur fshihni milionat neper offshore pa ju arrestuar njeri, nje autobuz nuk e keni per gje.

  7. Çfar rroli kan ne jeten e Njeriut Prinderit,Kryeministri/Presidenti,Mesuesi,Shefi apo Fqinja?Çfar ndodh
    me ate person apo popull,nese nje nga keta eshte i semure psiqik? Kryeministri Shqiperise qe ka marre
    peng Shtetin,eshte zyrtarisht i semure psiqik.Tre vjet terapi me Mjeket psikiater më te njohur,por pa efekt.
    Mbas terapive pa rezultat,filloi perdorimin e droges!Kryetari i Qeverise eshte ndermjetes i moralit per
    pjesen më te madhe te popullit.Çfar pergjigje u japin Prinderit femijeve,nese pyesin,se perse nuk denohet perdoruesi droges Edvin D’Rama?Qeveria,Kryeministri,militantet e”rilindjes”,duan te legjitimojn jo vetem
    moralin e deformuar,por edhe veprat penale te tyre!Si mund te jeshe i lumtur ne nje vend te tille?

  8. Oh sa I Gezum qi jam sepse jam I palumtur.
    Shqiptaret ashtu kane qene dhe ashtu do ngelen,bageti e bardhe.
    Edhe Meta hajduti eshte shume i palumtur.

  9. Keta te pyesnin salihun monen karminen argiten ljubon zhejin krasten Qimin jam arberin zigurin stalini namytin mirin nerin dhe shqiperia do ja kalonte dhe danimarkes,por keta kane pyetur ata qe salihu e company I vrane i dogjen i ropen i perdhunuan i vodhen gjithcka i vrane ne rruge per qef te pushtetit,prandaj mos u merzisni o shpellkare qe shqiperia ze vend ne renditje atje ku nuk e meriton

  10. Pse mer vlla kshtu ?
    Kur vijme ne nga emigracioni, te gjithe perpiqen me na tregu sa mir jetojne e si bejne miliona nga kafeneja…

  11. Si nuk u bëmë të lumtur vallë? Të papunë, sillemi vërdallë. Na lumturoi rilindja me drogë në gjithë Shqipërinë. Pataj tha se s’kemi punë, ikni merrni arratinë. E kaluam parashikimin, mbi 300 000 u punësuan jashtë vendit. Ne rrimë e vjedhim, bota na ndihmon. Medemek na kontrollon. Për çdo dështim e hapa pas na lavdëron. Na thotë keni përparuar shumë, jeni gati për t’u pranuar në Evropë, por më mirë mbytuni në lumë ose në gropë. Korrupsionin e luftojmë me KÇK. Fjalën e lirë me Antishpifje. Pas koronavirusit, secili mund të drejtohet nga fundi i pusit. Batuta , qyfyre e papërgjegjësi, bash siç e do nëna Parti. Hajt se folim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu