• |
ide | kryesore

Pipero: Skenari italian s’është larg, mos na detyroni t’ua bëjmë daljen 1 herë në 3 ditë si Kina

Lajme, Të fundit



Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero, në një lidhje me skype për Ora News kërkoi nga qytetarët të parandalojnë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime.

Pipero: Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma e në parqe, në fashet e orareve të caktuara nga qeveria, e shumëpërulësi e profesionalizëm u kemi thënë qytetarëve se nuk kemi asnjë aleat tjetër veçse ndërgjegjësimit bashkëpunimit me ta dhe respektimit të një kërkese minimaliste në këtë situatë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe në atë që kohë që dalin jashtë të shmangin kontaktet me njerëzit.

Kjo epidemi në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj. Masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për ndërmarrë masa ekstreme. Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri.

Duke komentuar situatën në Kinë dhe Itali, Pipero tha se Kina e pësoi nga padituria ndërsa Italia nga dituria, pasi e neglizhoi rrezikun e virusit. Mjeku përsëriti edhe njëherë apelin për qytetarët që të heqin dorë nga vendosja e maskave në rrugë.

Pipero: Kam komunikuar përmes kolegëve italianë me mjekët kinezë në Itali që kanë evidentuar dy problematika. Mjekët kinezë kanë thënë ne e pësuam nga padituria, Italia nga dituria, e nënvlerësoi sëmundjen. Së dyti lëvizshmëria e kantrolluar e zonave në karantinë në veri drejt jugut mundësoi përhapjen shumë të shpejtë të virusit në gjithë Italinë. Maskat nuk janë mjet për të mbrojtur qytetarët në rrugë por doktorët në detyrë. Qytetarëve nuk ju duhen maskat në rrugë, duhet të rrinë në shtëpi. Maskat duhet ta përdorin personat e infektuar ose ata kanë që i kanë pasur kontakt për të mos e transmetuar. Nuk mbrojnë qytetarin e shëndoshë.



16 Comments

  1. Pipero mor rrote kari
    Maskat i duhen doktoreve e jo njerezve
    Po pse mor bythqire me leket e tua i kam ble maskat un?
    Ik mor qiu, doktor ti

  2. Haha po kete ne vend te braces e kemi.? Yytt. gerdalle plak i felliqur.Na permend dhe kinen qelbsi parazit.

  3. Vini re qe masat kaluan nga dy jave sic u la te nenkuptohej ne fillim tek mbi nje muaj tash. Dhe tani situata do zgjaska kater muaj. Beni llogarite.

  4. Pipero-e mora vesh qe do e shkarkoi -LESHIN-drogaxhiu nga minister mos e more ti ate detyre ,qe thua te mos perdorim skenarin e Kines.Ore je mjek apo klloun?Korona virusi fle ne ato orare qe lejohen te dalin njerzit,e ka pushim.?Pale qe sa here thith niseshte ky njeriu me kartele nderron oraret.Neser do flere virus korona nga ora 5 e mengjezit deri ne oren 13-te.Pastaj merr turnin .Rrini bythes persiper dhe mos dilni me neper ekrane se ju doli boja sebashku me ate psikoskizofrenin Edvin.

  5. Ku ka shkuar puna, sa te kërcënojë një mjek i shitur, nje vegël e bindur e sistemit. Pse njerëzit duhet t’ju binden qorrazi o mashtrues?! Virusi është loja. Juve s’jeni njerëz, ju e keni ngrënë turpin me bukë.

    Tani mashtruesit e ndërruan kohën e qëndrimit brenda në 4 muaj, kanë mësuar edhe një shprehje te re “distancimi social”, duan që t’i ndajnë njerëzit sa më shumë … mos i besoni asnjë fjalë këtij dhe fytyrave si ky! Këta janë tradhtarë të popullit.

  6. Ky e paska ne dore te na mbylle apo jo? Vini re sa shpejt i meson gjuhet e huaja ky Piperi i Kuq. Nuk e dallon dot nga Palla i gjate. Prit kur te beje edhe tendera e te jape PPP.
    C’fare posti ka ky debil?

  7. zedhenes i selis mavi. kina besoj sot ndihet e turperuar qe nje si ky e ka zene ne goje. ku e ke haberin ti mor qyqo .

  8. Pershendetje vellezer a motra Shqipetar.
    Ju shkruaj nga nje vend i BE dhe bej nje pune te nderuar ketu.

    Ju shkruaj thjesht nga trishtimi i gjith ketyreve komenteve.

    Kam 1 muaj qe ndjek emision e Blendi Fevziut ne Opinion dhe Doktori eshte shpesh her i ftuar ne kete emison.

    Eshte nje njeri i edukuar, INTELEKTUAL e i qet.

    Ne keto dit te zeza mos verlloni e shani njerez te nderuar e te rrespektuar.
    Shqiperia per keshtu burimesh njerzore la nevoj dhe jo per MBETJE sic jan disa nga ata qe shkrujn ketu.

    Sa per analfabetet punoj dhe jam ne lidhje me njerez INTELEKTUAL, INTELIGJENT sic jan doktoret, profesoret, inxhenjer apo juriste avokat, shkenctar.
    E dua atdheun tim dhe ndjej trishtim se disa individ flasin ne ket menyre per trrurin e nje shoqerie.
    E dua shqiperin edhe njerzit qe na nderojn me vepra te mira.

    1. Ketu keta shajne se e urejne ne kulem Ramen edhe urejtja ndaj tij nuk i le te shikojne situaten, e theme me dhimbje qe ne Shqiperi njerezit akoma meren me politikanet qe pasurin perallore qe kane nuk ju intereson me per dike tjeter, shikoni veten edhe lereni politiken se do kape ndonje semundje ku asnje sdo e kuptoje nga do ju vi edhe kjo per kokforcin tuaj

      1. Emu une edhe po ti laja se kisha per turp, po fatmiresish nuk e kam une zotrote jam autocad tekenaar kerkoje se do mesosh, edhe flas jo me ngjyra politike, plor si shqiptare qe e do shqiperine,
        ps te uroj te kalosh mire

  9. po ky, qe nuk la me ekran televizori pa dale, perse ben si ligjvenes? shko ore puno se ngele ne facebook e ekrane gjithe diten..c’na gjeti me keta mjeke qe duan te bejne politikanin!

  10. O piper po ca karin te beje populli o vlla? Kur bankat jane hapur me orar limit supermarketet etj. Cte beje populli? Ka dale kjo ideja qe vetem popullo paska faj. Ore sa respiratore kemi etj? Sa resurse kemi? 5, 2? 1? Vk kjo pune. Populli po e ben te veten, po shteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *