• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave dhe ndihma për emergjencën e Covid-19, Basha falenderon Bashkimin Europian (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për Bashkimit Europian për mbështetjen që i dha Shqipërisë në këto kohë të vështira. Basha zhvilloi një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, ku i kërkoi atij mundësine për të shtuar këto nihma.

“I kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.

I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:

1. Mbështetje për shëndetësinë.

2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.

3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë”- u shpreh Basha.

7 Comments

  1. Jo re se eshte me I mire ai qe ben shurren ne pantallona ,ai qe na del 24 Ore ne ekran duke u bere gogol per femijet dhe pleqte,ai qe ne plan te par ka propoganden dhe jo punen ,talljen e shqiptareve,vjedhjet, mashtrimet etj bema ,ate keni djalin te mire ju ripjerdhsit, hidhni ne sulm tani nga bunkeri Endrit te hani sa me shume mut nga Ramiu.

  2. Te shohim si do reagojne keta ‘ anal-istat’ per keto kerkesat e Bashes . Kur Rama filloi te kerkonte ne europe per fonde e quajten ‘ lypes ordiner’ .
    Te shohim se si e kane metrin keta anal-istat e medhej. A do ti thone dhe Bashes ‘ lypes ordiner ‘ ????

  3. Ky po don me i ba i fije makiazh fytyres politike se zgjedhjet nuk ka jan larg. Me ket fytyr politike qe ka ky sot nuk vlen as per kamarjer. Po ka koh boll . Deri ke zgjedhjet e ardhshme ka kohe me na u paraqit ma interesant , si ato zojushat e bukra qe e meritojne cdo gja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu