• |
ide | kryesore

Engel: Administrata Trump po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës, tarifat janë mjet legjitim

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kongresisti Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, e ka shprehur shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës Trump karshi Kosovës. Përmes një deklarate, ai po ashtu ka thënë se tarifat janë mjet legjitim i secilit shtet..

Deklarata e plotë e Engelit:


“Të thuhet se SHBA-ja dhe Kosova kanë raport të ngrohtë dhe të afërt, do të ishte nënvlerësim i thellësisë së lidhjeve tona. SHBA-ja e ka udhëhequr fushatën për ta ndalur spastrimin etnik gjenocidal të Milosheviqit dhe ka qenë mikja më me ndikim dhe më konsekuente e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them me bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë.

Kam qenë krenar të jem partner i qeverive të Kosovës, të udhëhequra prej partive të ndryshme politike. Nuk marr anë rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë Kosovën. Është ky vendim i popullit të Kosovës. Gjithnjë do të punoj me atë që e zgjedhin ata.

Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump karshi Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që mori postin Qeveria Kurti. Në vend ta linte Qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që t’i plotësonte radhët e agjencive të veta dhe t’i vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë, rreth tarifave mbi Serbinë.

Ka shumë arsye se përse Kosova duhet t’i heqë tarifat, në rend të parë shkaku që ato më shumë po e dëmtojnë sesa që i ofrojnë ndonjë levë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë. Sido që të jetë, tarifat janë mjet legjitim i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë vënë anembanë botës nga presidenti Trump, si kundër miqve ashtu edhe armiqve, për shkaqe ekonomike dhe politike.

Në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja jonë, SHBA-ja është dashur të punojë me durim me Qeverinë tani në largim të Kosovvës – si ishte munduar të punojë me Qeverinë e mëparshme të Kosovës – për përmirësimin e politikave që promovojnë mirëqenien dhe paqen afatgjatë. Qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur. Sidoqoftë, do të vazhdoj të punoj me atë Qeveri që e zgjedh populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen.

Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i jobalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypsin prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.

Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalansimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianëë, për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa mundohemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. Kur ligji i SHBA-së thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saja të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë.

Krahas kësaj, SHBA-ja duhet ta rinisë menjëherë ndihmën e saj përmes MCC-së. Modeli i MCC-së bazohet në indikatorë objektivë, të bazuar tek të dhënat dhe një fundament të arritur në marrëveshje midis SHBA-së dhe shteteve pranuese. Përdorimi i kësaj ndihme si detyrues për veprime që nuk lidhen me MCC-në apo misionin e saj e kthen këtë agjenci në një mjet tjetër për ushtrim trysnie – duke e shndërruar pikërisht në atë që është synuar të mos jetë”

4 Comments

  1. Prisni kur ti vere embargo gjithe botes. Dordolec arrogant shpirtzi. I thote mendja qe eshte i pavdekshem. dikush ti thote qe jo vetem i vdekshem po dhe llogari dhenes si te gjith. Plak i pasur i mjer.

  2. Politika e paskrupullt e Trapit do t’a shkatrroje Boten se shpejti.Ajo ka fillu nga hakmarrja Kineze(virusi n’ laborator) per tarifat qe Trapi i furi exporteve te tyre,sa po mori presidencen.
    Jo vetem Kina ,por e gjithe Bota e humbi besimin ne “Udheheqesin Boteror”.Amerika nuk e ka ma tagrin te udheheqe Globin.Dhe kjo asht vetem nga fodulleku e cinizmi i nji bisnesmeni-president,me shume skanadale(edhe shmangje nga taksat)qe jo vetem nuk din te udheheqe kombin e tij(kjo u faktu nga COVID-19),por po e bani Boten mish-mash.
    Shanse te vogla ka te zgjidhet edhe kte here,populli i Amerikes asht i zhgenjyer nga ai.
    C’fare frike ka Trapi nga Serbia!!!???
    Pse nuk i kerkon asaj te ndaloje fushaten ANTINJOHJE!!??
    Pse nuk i ban presion Serbise te NJOHE KOSOVEN SHTET!?
    Pse nuk lobon n’Europe tek 5 shtete qe nuk kan njoh Kosoven ,t’a pranojne realitetin!?
    Trapi asht nji servil i pa karakter,arriti para disa ditesh t’a quaje Xi Jinping-un miku i tij.Do te manipulohen dokumentat dhe asnjehere nuk do t’vertetohet se virusi asht pjelle Kineze dhe sofistikim i SARS-1.Perndryshe lufta e 4-t do te bahej me shkopinj….
    DHE KETO JANE PASOJAT!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu