• |
ide | kryesore

Këmbësorët, shoferët dhe dyqanet/ Policia vazhdon të gjobisë të pabindurit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.


Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues makinaah që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.


Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 89 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

5 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin. Duke filluar nga dita e hënë, nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

5 Comments

  1. Mos vdeksh kurre o Bamke Qylollari. Keshtu e don ky popull, shkerdhju nenen qe tju

    therrasin babe. Mos e hiq asnjehere gjendjen e jashtezakonshme, shto masat represive,

    gjobit, ndalo, burgos pa meshire, ndiq shembullin e toger Babes ne Mirdite pas pushtimit

    nga komiunistet qe i detyronte te linin naten dyert hapur qe kur ti tekej atij e shokeve

    te PARTISE te shojne naten sa here tu ngrihet (nervi). Sa me thelle thika ne plage aq

    me mire, dhe ju te kenaqeni e te gajaseni tuj u qeshe.

  2. Prape si policia e enver pederastit. Termet e paci jeten.
    Edhe mediat e bythes corona ju shpelafte. Hajer mos bofshi. U mush tirona me polica bythqira legena fshatare. 7 breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu