• |
ide | kryesore

U izoluan pas kontaktit me një pacient me COVID-19, personeli i Urgjencës së Pukës rezulton negativ

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po luftohet përballë pandemisë COVID-19, vjen një lajm i mirë nga Bashkia e Pukës.

Mësohet se 7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me nje pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë.


MESAZHI I BASHKISË
Mirmengjes me këtë lajm fantastik🙏🙏🙏

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

🙏Faleminderit ZOT!

Bashkë mund t’ja dalim!

2 Comments

  1. Ky lajm veç tjerave, i trimëron punonjësit e shëndetësisë që edhe pa mjete mbrojtëse nëse kontaktojnë me pacientë të infektuar, nuk ka rrezik të infektohen vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu