• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur: Lojtarët e drejtuesit e Atletico Madrid do paguajnë rrogat e punonjësve të klubit

Sport



Lojtarët e stafi teknik i Atletico Madrid (përfshirë teknikun Diego Pablo Simeone) do të reduktojnë pagën me 70% deri në fund të emergjencës koronavirus e do të paguajnë rrogat e punonjësve të klubit që kanë dalë në statusin e papunësisë për shkak të bllokimit të aktivitetit. Gjesti i solidaritetit është për 430 punonjësit e colchoneros që janë futur në programin ERTE, një lloj papunësie e përkohshme në të cilën kanë aderuar kompani të ndryshme spanjolle gjatë kësaj krize.

Shkurtimi i pagave për për teknikët e futbollistët e skuadrës së parë të meshkujve, të skuadrës B të meshkujve e skuadrës së parë të femrave është frut i një akordi të brendshëm të shoqërisë që parashikon skenarë të ndryshëm sipas amendamentit të epidamisë në vend.

Në pagesën e rrogave të punonjësve, do të kontribuojnë 50% stafi e futbollistët e skuadrës së parë e 50% Komiteti drejtues. Në këtë mënyrë të gjithë punonjësit e klubit madrilen mund të kenë pagën e tyre mujore, pavarësisht programit ERTE (Expedientes de Regulacion Temporal de Empleo) që i lejon kompanive të pezullojnë përkohësisht kontratat apo të reduktojnë orët e punës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *