• |
ide | kryesore

Botërori për Klube, Barcelona jashtë për faj të Champions: me Real Madrid shkon Atletico

Sport
Barcelona



Kohë e vështirë për Barcelonën, që mbetet gjithashtu edhe jashtë Botërorit të FIFA-s për klube, të planifikuar për verën e vitit 2025 në SHBA. Për Spanjën, përveç Real Madrid, kualifikohet edhe Atletico Madrid. Sipas përllogaritjes së pikëve për klasifikimin hyrës, Barcelona duhej të ishte kualifikuar në finalen e Champions League të këtij viti dhe të shpresonte që Colchoneros të dilnin jashtë ndaj Borussia Dortmund. Me eliminimin e të dyja skuadrave në çerekfinale, renditja mbetet e pandryshuar dhe avantazhi i skuadrës së Simeone ndaj Barcelona nuk mund të rikuperohet më.

Lista e skuadrave evropiane që do të marrin pjesë në turneun e ri është pra pothuajse e plotë. Vendi i fundit i disponueshëm do të jetë një garë mes Arsenal dhe Salzburg. Gunners janë përpara austriakëve në renditje, por kjo nuk llogaritet sepse Anglia ka kualifikuar tashmë Chelsea dhe Manchester City si fitues të Champions League në 2021 dhe 2024 dhe për këtë arsye Arsenal mund të kualifikohet vetëm nëse fiton Champions këtë vit. Përndryshe, duke pasur parasysh se skuadrat e tjera në Champions League tashmë janë kualifikuar, Salzburg do të jetë ai që buzëqesh.

Lexo më tej: Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: “I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni”

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Direkt: Manchester City – Chelsea – Real Madrid

Me renditje: Bayern Munich – Borussia Dortmund – Inter – PSG – Porto – Benfica – Juventus – Atletico Madrid – Salzburg/Arsenal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *