• |
ide | kryesore

Covid-19, rritet sërish numri i viktimave në Spanjë. 743 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Planet, Të fundit



743 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Spanjë në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë, shifër në rritje krahasuar me ato të ditëve të fundit, që kishin rikthyer optimizmin për kapërcimin e situatës.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, situata mbetet drejt përmirësimit, pasi shifrat e të martave janë gjithnjë të larta, për shkak se në to futen edhe një pjesë e mirë e personave që kanë humbur jetën gjatë fundjavës, por që nuk janë raportuar në kohë.

Në total, numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 13 798, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në mbi 140 mijë, me 43000 të shëruar dhe mbi 7 mijë në terapi intensive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *