• |
ide | kryesore

Rama: Të hënën publikojmë planin për hapjen e riatdhesimit me kusht karantinimin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Të hënën e javës së ardhshme, qeveria pritet të publikojë planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie!

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama, duke e shoqëruar edhe me një ndjesë për peripecitë që u detyruan të kalojnë në kufi qytetarë të shumtë shqiptarë.


“Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur”.

Duke i mirëkuptuar ankesat e të gjithëve, Rama sërish kërkon vigjilencë dhe kujdes për të mos çuar dëm sakrificat e bëra deri më tani.

Rama: Duke i mirëkuptuar të gjitha ankesat e madje edhe sharjet e fyerjet, për mbylljen e plotë të kufijve dhe me bindjen se edhe ata, që nuk përmbahen fare në mallkimet që lëshojnë, e kuptojnë se masa ekstreme e ndalimit për t’u kthyer në këtë fazë, diktohet nga interesi jetik i mbrojtjes së shëndetit të popullit shqiptar, u lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim.

Luftrat nuk vijnë për të sjellë as gëzime, as qetësi, as ekonomi, po sjellin plagë, dhimbje, stërmundim dhe nëse sot nuk kemi qindra të vdekur, mijëra të plagosur nëpër spitale e një re të zezë mbi kokat tona, si shumë vende më të mëdha e më të zhvilluara se Shqipëria, kjo nuk ka

ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh!

Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, sot më shumë se kurrë.

4 Comments

  1. Nje analizë e këtyre fjalëve të krye-mashtruesit.

    “Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre” – Kur e preu këtë ndonjëherë per popullin?

    “Arsyen madhore të mbrojtjes së popullit…” – Si mashtrues që është flet për “mbrojtjen” e popullit. Këta duan shumë të hiqen si shpëtimtarë. Qe t’a kuptosh këtë, duhet përmbysur ajo qe thotë, “mbrojtja” don te thot shkatërrimi i popullit.

    “U lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim.” – Flet për “durim”, me fjale te tjera duroni o njerez izolimin, shtypjen, shfrytëzimin, talljen, vjedhjen qe po ju bëjmë se akoma s’kemi mbaruar. S’kemi parë gjë akoma, apo jo?!

    “Luftrat nuk vijnë për të sjellë as gëzime,” – Këtu perdor termin “luftë” që të fusë psikozën e frikës në njerëz dhe t’i mbajë ata vazhdimisht ne gjëndje paniku, të bindur.

    “Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, … sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa …, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit…” – Vini re këtu përsëri përdorimin e fjalës “luftë”, pastaj evokon tek njerëzit ndjenjën e trimërisë “pasardhësit e heronjve”, i bën qejfin.

    “Kjo nuk ka ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh!” – Këtu bëhet një ndyrësi tjetër, justifikon masat diktatoriale qe ka vënë dhe izolimin e detyruar të njerzëve. Pse nuk thotë se po të liheshin hapur gjërat, sa viktima do kishim?! Nëse më shumë, pse? A është zbuluar origjina e vërtetë e virusit, si përhapet, a tregon të vërtetën OBSH?! Kush është OBSH, cfare qellimi ka kjo dhe fondacionet e tjera “bamirëse” si ai i Bill Gates?! Pse rri ul e ngren shtetet e tjera dhe OBSH, thua se ato janë më të sinqertë?! Po sikur rrezatimet nga satelitet dhe antenat të aktivizojnë virusin?! Kjo është pika më delikate për t’u kuptuar (lexoni!) dhe pikërisht këta satanikë shfrytëzojnë këtë gjë për të realizuar ëndrrën e tyre, diktaturën botërore.

    Jo shumë e dine se këtë vend dhe këtë botë e ka marrë lumi me fund dhe është vetëm një Zot që do t’a shpëtojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu