• |
ide | kryesore

Studimet e fundit/ Nga duhet të ruheni dhe ku godet Covid -19?

-Instant, Kryesore, Lajme



Asnjëherë më parë një virus i ri, nuk ka qenë objekt i kaq kërkimeve, studimeve, analizave si SARS-CoV-2. Por nëse informacioni është grumbulluar me shumicë në fare pak kohë,  që nga fundi i vitit 2019,  disa pyetje thelbësore për të kuptuar se me çfarë po përballet planeti ende janë pa përgjigje.

Në fillim, imagjinuam se ishte vetëm një koronavirus i thjeshtë, si të tjerët: pak patogjen, mjaft ngjitës, por relativisht i menaxhueshëm. Por çdo gjë shpërtheu. Nga një patologji infektive, mjekët kanë zbuluar se ajo transformohet dhe bëhet një patologji imune, madje edhe një problem kardiak.

Covid-19 befason me misteret e tij: me më shumë se 80% të njerëzve të infektuar pa ndonjë shenjë të vërtetë, 20% prej tyre me simptoma pak a shumë të rëndësishme, nga të cilët 5% do të shkojnë në reanimacion.

Po cilat janë zbulimet e fundit për këtë pandemi që duket  si një ajsberg, të cilit mund ti shohim dhe kuptojmë vetëm majën? Lapsi.al ka përshtatur një shkrim të gjatë të botuar sot në gazetën franceze Liberation.

Historia përsëritet zakonisht në mënyrë identike. Një në pesë raste e të infektuarve me Covid-19 duhet të shtrohen në spital për shqetësime në frymëmarrje. Shumica e këtyre pacientëve me simptoma të rënda kanë pneumoni në të dyja anët, sipas OBSH. Frymëmarrja me intubim nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të shpëtuar jetën. Jo vetëm në Shqipëri ku pothuajse të gjithë të intubuarit kanë vdekur (vetëm një rast i shpëtuar), por edhe në SHBA, 80% e atyre që duhen të kalojnë nëpër këtë proces nuk mbijetojnë dot.

Rreth shtatë ditë pasi shfaqen simptomat e para, disa pacientë papritmas përkeqësohen. Ata kanë një mbireagim inflamator të sistemit imunitar, i cili njihet si “stuhia e citokinës”. Por ky reagim i ekzagjeruar i sistemit imunitar, në vend që të mbrojnë trupin kundër inflamacionit, shkatërron jo vetëm qelizat e infektuara, por edhe indet e shëndetshme në mushkëri, zemër apo veshkë. Vlerësimi: 20% e formave të rënda të Covid-19 kanë dëmtim të zemrës të lidhura me reagimin imunitar.

Ndryshe nga sa mendohej në fillim, në javët e para të shpërthimit të Covid 19, më shumë sesa me një sëmundje virologjike ne kemi të bëjmë me një sëmundje imunologjike.

Nga një studim i bërë në sallat franceze të operacionit, 10 përqind e të sëmurëve që përfundojnë aty, nuk vdesin direkt nga koronavirusi, por nga mushkritë dhe embolitë pneumonare. Shenja të tilla nuk janë parë tek gripi i zakonshëm apo tek Sarsi, thotë studimi.

Profesori Xavier Lescure, infektologu në spitalin Bichat në Paris përmbledh: “Vëzhgimi klinik na ka lejuar të identifikojmë tre anët e sëmundjes. E para është infektive, virale. Por në një numër të caktuar të pacientëve të rënduar, aspekti inflamator bëhet mbizotërues pas superaktivizimit së sistemit imunitar. Ana e fundit është vaskulare: sëmundja shkakton dëme mikrovaskulare, trombozë, e cila supozohet se lidhet me inflamacionin, pa qenë e sigurt ”.

Që nga botimi, në 24 shkurt, i një studimi të gjerë të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, profili i pacientëve me simptoma të rënda është pak a shumë i ditur. Faktorët e rrezikut që rezultojnë në to janë “klasik”, të tilla si mosha, presioni i lartë i gjakut, problemet kardiovaskulare, insuficienca pulmonare, diabeti i rëndë, etj.

Por në kontinentin tonë po shfaqen dukuri të reja në pacientët e goditur rëndë. Ata janë shpesh diabetikë, me mbipeshë apo qoftë edhe fare obezë. Në këtë pikë, në spitalet e Francës dhe ato të Europës duket se ka një diferencë nga ajo që është parë në Kinë.

Në dy javët e shkuara, puna kërkimore ka konfirmuar vëzhgimet klinike. Një studim i botuar në fund të marsit në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, nga studiues italianë, që përfshinte 955 pacientë të vdekur, vërtetoi se 35% ishin diabetikë. “Ne menduam se vetëm diabetikët e rëndë ishin të rrezikuar. Aspak, edhe diabetikët e vegjël janë gjithashtu. Ne madje kemi zbuluar raste me diabet gjatë shtrimit në spital ”, thekson profesori Lescure.

Më në fund në 1 Prill, një studim i ri kinez i botuar në The Lancet konfirmoi rolin e indeksit të masës trupore: nga 383 pacientë me koronavirus të shtruar në një spital në Shenzhen, 42% ishin mbipeshë ose të trashë. Studiuesit përfundojnë: njerëzit me mbipeshë kanë një shans 86% për të zhvilluar një formë të rëndë të Covid-19. Ata që janë obezë paraqesin 42 herë më shumë mundësi të zhvillimit të pneumonisë së rëndë, sesa pacientët e tjerë. Ky rrezik është po aq i vërtetë edhe për pacientët e rinj: “Obeziteti shpesh është faktori i vetëm i rrezikut për pacientët nën moshën 50 vjeç në kujdesin intensiv”, tha profesori Lescure. Këtë e konfirmon profesor Lila Bouadma, reanimator në Spitalin Bichat: “Kemi pacientë, të rinj, të cilët ishin në gjendje të përsosur shëndetësore dhe vetëm me problem në peshë”. Pse ndodh një gjë e tillë ende nuk është sqaruar. “Ndoshta është për shkak se qelizat dhjamore lejojnë që virusi të kalojë më lehtë”, thonë me shumë dyshim spcialistët. Eshtë gjithashtu e mundur që të qenit mbipeshë të forcojë reaksionet inflamatore të shkaktuara nga prania e koronavirusit në trup.

Burimi: Liberation/ Pergatiti Lapsi.al



8 Comments

  1. @ Sh
    Leri ne dore te Zotit
    Tia marre shpirtin ngadale
    Ti ndjejne dhimbjet deri ne palce tju bjere lekura cope te gjithe atyre qe e sollen kete .
    Nuk e kuptoj kte analizen qe e ben nul kjo “ndoshta”
    Shkenca paska Ra AQ poshte sa ti dhjesesh ne te.

    1. Studimi ,studimi i studimit,studimet mbi studimet. Karlliqe pa fund nese ngelen studime dhe nuk japin rrugezgjidhje per situaten e krijuar. Lock down prej 1muaji e gjysem ketu ne Itali por cdo dite dalin 4000 te prekur. A po funksionon mbyllja? Pergjigja e eksperteve fajin e ka populli. Vetem per kete periudhe humbjet ekonomike per Italine 160miliarde €. Pergjigja e eksperteve fajin e ka Europa. Po keta eksperte qe edhe kur virusi kishte nje muaj qe ishte zbuluar ne Kine nuk e vrane mendjen te benin ndonje testim te popullates apo pacienteve qe po vdisnin me pneumoni. Po prisnin me padurim pacientin zero. Po prisnin qe virusi tu dilte perpara e tu thoshte: ja ku jam. Po keta eksperte qe thoshin se ndalimi i fluturimeve nga Kina ishte i gabuar po keta qe thoshin se maskat skane vlere. Po keta qe thone qe shteti do tju mbaje me pagen e luftes. Po punonim te gjithe e mezi ja dilnim e tani do na mbaje shteti. Njehere te vetme te mbyllin gojen e te ulin koken e ti lene njerezit te gjejne rrugen vete.

  2. Se edhe në Itali është bërë një rrëmujë me këto ligjet. Ju në Shqipëri jeni më të qetë se ndryshuat kodin penal, por nuk bëtë një rrëmujë me dekrete personale të këshillit të ministrave dhe po krijon një rrëmujë nga ana juridike e interpretimit. Janë kapur këta persona problematikë dhe marrin gjoba. Këtu gjoba parashikon nga 400 euro deri në 3 mijë euro.O berat cfare kar pate fat,qe njehere thua qe je ne tirone,nje here ne itali te bodrumi i shqupit

    1. O pezzo di merda . O buco di culo. O figlio di una madre ignota. Ma che kazzo vuoi. Tu pezzo di ignorante cerchi di paragonare Italia con quella fogna che si chiama Albanistan? Io non ho parlato della “nostra” patria ma delle problematiche generali che affliggono tutto il mondo. Sei un pidocchioso rosso.

  3. Sali Berisha është kthyer në njeriun që prej muajsh ndjell vdekjen në vend, dhe për këtë arsye, tashmë ai ka marrë pseudonimin “Doktor Vdekja”Ckare pate fat,o berat

  4. Po po ket virus e qiten vet do gjak pisrsa kunder ter popillit te botes, edhe qysh mjeksija e ter botes nuk po munden me gjet ni ilaq kunder kti virusi, por vetem po shesin pordha edhe fillozofi, e kisha po dim diqka, o jau pshurrsha dijen, edhe mjeksit, edhe mjeksija e ter botes koka arr e shurdh, edhe ja ngrandshin te gjith veti bolet,

  5. Obeziteti eshte nje faktor edhe tek gripi sezonal. Obezet jane me te predispozuar per komplikacione nga gripi. Harxhoni thase me para per studime pergjigjen e te cilave mund ta merrni nga mjeku i lagjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *