• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë konfirmon: 40 teste tek “313”. Një prej tyre rezultoi pozitiv

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 40 teste të kryera në burgun 313 në Tiranë, një prej tyre ka rezultuar pozitivi. Lajmi është konfirmuar nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përgjigje të interesit të medias, pas përditësimit të bilancit me COVID 19 në Shqipëri.

I burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh. Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.



1 Comment

  1. Po deklarohet përditë një numur i njejtë testimesh që nuk i kalon 250 për gjithë Shqipërinë.
    Në burgun 313, meqë qenka diktuar një i burgosur italian i infektuar, qenkan bërë edhe 40 teste të tjera që paskan dalë “.të gjitha negativë”.
    Pra meqë nga “municioni” për Luftë siç e quan Rama përballjen me pandeminë, qenkan harxguar 40 fishekë vetëm për një italian në një burg të Tiranës, për gjithë Shqipërinë paskan ngelur edhe 210 “fishekë”, teste..
    Nëse nisemi nga raporti një me dyzetë i harxhimit të testeve në burgun në fjalë, atëhere meqë në Krujë që qenkan “zbuluar” 18 armiq të infektuar, bëjmë veprimin e thjeshtë matematikor.
    18 x 40 e që na del jo si “shumëzimet e Lulit” siç bën shaka të hollë Rama, por plot 720 teste, 720 fishekë për të kapur 18 zogj.
    Nga statistikat që na jep zonja e nderuar Rrakaçolli e ca zonje të njohura specialiste të fushës shkencore në mjekësi, 720 teste janë bërë maksimalisht në Shqipëri në tre ditë, duke përfshirë në këtë numër edhe testet e përsëritura disa herë edhe për “të shërruarit”.
    Ndërkaq me matematikën jo të Lulit por të Edvin Ajnshtajnit, na del se 720 teste në ditë duheshin bërë vetëm në Krujë, pasi Luli e kishte dhënë me kohë sinjalin e alarmit për rrezikun e fazonerive të pambrojtura të Krujës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *