• |
ide | kryesore

Seanca e sotme plenare/ Zgjatja e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe 9 projektligje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamentit



Parlamenti mblidhet sot në orën 10:00 ku në rend të ditës janë të përfshira 9 projektligje si dhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.

Sikurse në seancën e një jave më parë, për shkak të rrethanave të veçanta të zhvillimit seancës, në zbatim të masave për ruajtjen e distancës, galeria dhe llozhat do të jenë të zëna nga deputetë, për shkak të pandemisë COVID-19.

“Për ruajtjen, sigurinë, shëndetin e deputetëve, gazetarëve e kameramanëve, seanca do të ndiqet dhe do transmetohet live vetëm nga Radio-Televizioni Shqiptar dhe të gjitha mediat e tjera do ta marrin sinjalin nga Radio-Televizioni Shqiptar”, ka lajmëruar më herët zyra e shtypit e Kuvendit.

Rendi i ditës i punimeve të seancës plenare:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar
Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”
Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.



2 Comments

  1. Nuk e kuptoj përse i ka tradhtuar Ilir Meta këta opozitarët e shqetësuar. A janë këta që bojkotuan Kuvendin? A janë këta që bojkotuan zgjedhjet dhe e përdorën Ilir Metën si kamikaz t’i shtynte dhe pastaj nuk dolën as nga shtëpia më 13 tetor? A janë këta që e mbushën Parlamentin me ata që shikojmë e “shijojmë” çdo ditë?

  2. KY KUVEND QE ESHTE KUVENDI ME PERFAQESUES QE KEMI PASUR NDONJEHERE DHE

    QE PERBEHET NGA DEPUDET ME INTEGRITET TE LARTE MORAL E INTELEKTUAL, DUKE FILLUAR

    QE NGA KRYITARI I TIJ, NJE AVOKAT I PALODHUR I GARANTIMIT DHE RESPEKTIMIT TE TE

    DREJTAVE TE NJERIUR DUKE FILLUAR QE NGA 2 PRILLI 1991 E DERI NE DITET E SOTME E

    DERI TEK INTELEKTUALJA E SHQUAR E OPOZITES SE RE ZEVENDESUESE QE FLISTE ME NJE

    ELOKUENCE DHE KOMPETENCE MBRESELENESE PER KORPORATAT, KY KUVEND QE PO

    USHTRON KONTROLL TE FORTE PARLAMENTAR MBI QEVERINE DHE NUK PO LEJON QE

    TENTATIVAT E HEREPASHERESHME TE QEVERISE PER TE INICUAR LIGJE ANTIKUSHTETUESE

    PO U BEN BLLOK DEHE PO SHERBEN SI GARANT I RESPEKTIMIT TE KUSHTETUTES ,

    DUHET TA BEJNE EDHE NJE FAVOR POPULLIT ME APROVIMIN E ZGJATJES SE GJENDJES

    SE JASHTEZAKONSHME DERI NE VITIN E AFERT 2423.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *