• |
ide | kryesore

15 raste të reja me COVID-19 në vend, 678 të infektuar në total

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 15 qytetarë, duke e çuar në 678 numrin total të të infektuarve.

9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Eugena Tomini, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *