• |
ide | kryesore

Korçë/ Autori i vrasjes së 67-vjeçarit për dritën e shkallës mohon krimin, gjykata e lë në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykata-korce.jpg



Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes e 67-vjeçarit Petrika Treska,  mbrëmjen e se enjtes ne lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.

65 vjeçari Apostol Bollozhga nuk e ka pranuar krimin para trupit gjykues.

Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”, tha avokati i të pandehurit, Arben Lena.

Bollozhga akuzohet se vrau fqinjin e tij brenda banesës së këtij të fundit me thikë, pas sherrit për dritën e shkallës së pallatit, ndërsa u kap nga policia disa orë pas ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *