• |
ide | kryesore

“Qeveria të adoptojë propozimet tona për daljen nga kriza”/ Grupi i ekspertëve të shëndetësisë në PD: Çfarë masash duhen marrë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria duhet të adoptojë propozimet e PD së për daljen nga izolimi” – deklaron grupi i ekspertëve Anti-COVID pranë Partisë Demokratike.

Sipas këtij grupi, testimet realizohen në vetëm ne një laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjeter dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë.

Ndër të tjera ky grup pune ka nënvizuar disa nga masat e domosdoshme shëndetësore për fillimin e daljes nga izolimi.

Reagimi

Qeveria të adoptojë propozimet e PD së për daljen. Ja masat e domosdoshme shëndetësore për fillimin e daljes nga izolimi.

Në këto momente shumë të rëndësishme dhe po aq delikate kur po flitet per hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshëruar nga të gjithë, fatkeqësisht, nga ana e Qeverisë vazhdon mungesa e një strategjie të qartë dhe plani masash transparente në ketë drejtim.

Për këtë arsye i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh propozimin tonë për planin e masave te domosdoshme qe duhen të merren në rrugën drejt daljes izolimi, të cilat u bënë publike nga Kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika.

Duke falenderuar edhe një herë për mbështetjen SHBA dhe BE që edhe në përgjigje të thirrjeve të opozitës për ndihmë për të rritur tëstimet në vendin tonë, ne jemi shumë të shqetësuar që:
testimet realizohen në vetem ne nje laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjeter dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë.

Vazhdon një konfuzion i plotë per testimet imunologjike, duke u tentuar që dhe kjo të realizohet vetëm në QSUT, kur kapacitetet për të tilla ekzaminime i kanë shumë laboratorë në vend.

Po ashtu, nuk ka asnjë transparencë
se cila metodë laboratorike po përdoret: ELISA, Chemiluminisence apo Imunokromatografia.
Mjeku i familjes vazhdon të jetë i pambrojtur e jashtë funksioneve të tij, gjë që ul kapacitetet identifikuese e mjekuese të sistemit shëndetësor.

Kurba e shifrave të infektimit tek ne është unike sepse ajo është e bazuar mbi testime të pamjaftueshme, që janë më të ulëtat në rajon.

Në kushtet kur mungojnë të dhënat e gjera e të besueshme rrezikohet rëndë i gjithë procesi i “hapjes”. Hapja në vendet e zhvilluara, megjithë numrin e lartë të testimeve të deritanishme, po shoqërohet me një rritje eksponenciale të testimeve virusologjike, psh Gjermania po kalon në 5 milionë në javë, Italia në 1 për 45 banorë etj, si dhe me një impenjim për një depistim masiv imunologjik, gjë për të cilën po aktivizojnë edhe laboratorët veterinarë.

Prandaj, qendrimi ynë është i qartë, “hapja” duhet të fillojë të implementohet, e bazuar në një plan dhe një strategji, e cila merr parasysh gjithë kapacitetet e vendit dhe është transparente dhe e kuptueshme për të gjithë. Të mos harrojmë që për këtë na duhet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, sespe pa sakrificën dhe rolin e tyre nuk mund të zbatohet me sukses asnjë masë.

Kyeministri nuk ka pse kompleksohet nga propozimet e PD-së, sepse ai ka treguar se është i paaftë për të menaxhuar krizën dhe se nuk ka asnjë plan, por vetëm propozime sporadike.

Shëndetësia është sot në këtë situatë, si pasojë e abuzimit, vjedhjes dhe paaftesisë për të menaxhuar sistemin dhe financat publike për vite me radhë nën qeverisjen socialiste.

Prandaj, sot eshte koha që qeveria të marrë propozimet e PD dhe t’i zbatojë ato, sespe ato janë në të mirën e qytetareve. Duhet pa humbur kohë të merren këto masa shëndetësore të cilat janë të domosdoshme në periudhën që i paraprin hapjes:

1. Rritje të numrit të testimeve: test, test, test, identifikim, izolim e mjekim të çdo rasti. Kërkim të gjerë virusologjik e depistim imunologjik, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet laboratorike, me rimbursim për qytetarët. Ndërkaq duhet përgatitur dhe për aplikimin e ekzaminimeve virusologjike mobile e të shpejta.
2. Pajisja masive gratis me maska të qytetareve, për të mundësuar mbajtjen e tyre në ambjentet publik duke i paraprirë kështu “hapjes”. Aktivizimi i plotë i mjekut të familjes, duke siguruar më parë mbrojtjen, pajisjen profesionale e logjistike të tij me instruktim të qartë.
3. Konsolidimin e strukturave mjekuese në nivel vendi, për t’i bërë ballë një rishpërthimi të mundshëm të ri gjatë procesit të “hapjes”, ashtu si po veprohet në vendet e tjera, duke mos ngelur sërish të papërgatitur për të nesërmen
4. Nga ana organizative të kalohet në një proces decentralizimi, duke deleguar kompetenca ne nivelet e 12 qarqeve, që nga ana e tyre duhet t’i shperndajnë më poshtë, për të shfrytëzuar kështu të gjitha kapacitetet dhe arritur të shkohet në çdo banesë e kontaktuar çdo individ.
5. Rritje e menjëhershme e buxhetit nga Qeveria në mbështetje të këtyre masave të domosdoshme dhe shumë të vonuara.

 



9 Comments

  1. Nuk jane te marre, por te shitur tek KM qe te bejne opozite mjejkesore. Te pacipe.

    Cfare pret populli e cfare beni ju.

  2. Lulzim B. e pranon se gjithçka i duket surreale.

    “Më duket sikur u zgjova nga një gjumë i gjatë. Pastaj fjeta prapë. U çova, pashë sahatin dhe u ktheva nga ana tjetër. Nuk e di. Më vijnë rrotull ca dokumente të futura në një çantë, një shtëpi e verdhë… Prishtina, Mitrovica… Aeroporti i Rinasit. Rrezik kam qenë i dërguar special i Aeroportit të Rinasit në Aeroportin e Beogradit, ku ta dish! Sa bukur: I dërguar special…”E para kush jane keta eksperte te pd,e dyta ju doni qe testet te behen neper klinikat e oligarkeve kur ju si pd cfare nuk keni thene per ta,e treta te beje teste te klinikat e tritanit dhe ju te beni opozite me jeten e popullit

  3. Dita dites bindem qe keta jane shitur te rama. Dalin dhe japin keshilla si me qen shoqate peshkataresh, megjithse besoj se peshkataret do ishin me aktiv se keta.
    -Ne mbeshtesim protestat! Po kujt po i plas se i mbeshtesni ju apo jo?!
    -Ne do percjellim hallet e shqiptarve! Po ça jeni ju media?!
    -Nuk do perfitojme nga situata! Ti besh balle diktatures eshte te perfitosh nga situata?! Nuk ju kerkon njeri te beni puç, beni protesta qe qeveria te paguaj detyrimet ndaj popullit.
    Shkurt jeni nje parti e bere njesh me pushtetin, mos na lodhni k**in me propozimet tuaja idiote!

  4. Bashkohem me komentuesin e ores 13.53. Opozita dita dites po humb terren me qendrimet e saj

    ne sherbim te Rames. Urrejtja gjithenje e me masive kunder Rames nuk do te thote dashuri per

    ju ,perkundrazi shoqerohet edhe per ju por per ju edhe me perbuzje.

  5. 1.Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

    2.Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes,keshilla per pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *