• |
ide | kryesore

Behgjet Pacolli mes votës për qeverinë e re dhe mbylljes në karantinë

-Instant, Lajme, Të fundit


Mund të jesh multimilioner, por në kohë pandemie paratë mund të jenë të pamjaftueshme. Kjo po ndodh me ish ministrin e jashtëm të Kosovës dhe shefin e AKR, Behgjet Pacolli, i cili po e kalon kohën e izolimit në shtëpinë e tij në Lugano. Por kur mori vesh se votat e tij mund të jenë vendimtare për krijimin e një qeverie të re nga LDK, Pacolli ka tentuar të kthehet në Kosovë.
Me nuhatje prej biznesmeni, ashtu siç kishte vepruar edhe kur u krijua koalicioni PAN, Pacolli e ka kuptuar peshën edy votave që ka në parlament. Që qeveria e ardhshme të votohet duhen minimumi 61 vota. LDK edhe pse ka 28 deputetë, mund të llogarisë vetëm në 24 deputetë pasi Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Haxhi Avdyli e Ardian Shala nuk do ta votojnë një qeveri Hoti. 24 votat e LDK-së, 13 të AAK-së, 10 të Listës Serbe, 4 të Nismës dhe 9 të minoritetit joserb (deputeti Elbert Krasniqi ka paralajmëruar votën kundër), në total 60 vota, janë të pamjaftueshme.

Për formimin e Qeverisë së re, nevojitet të paktën edhe një votë nga AKR. Pikërisht për këtë mendohet se sot Pacolli ka tentuar që të niset me aeroplanin e vet privat në Kosovë. Por, atij disa herë është anuluar fluturimi. Nëse rikthehet në Kosovë, Pacolli duhet të mbyllet për 14 ditë në karantinë sipas ligjit. Pra ndonëse ka çarter në dispoziicion, ndonëse për të mund edhe të hapet kufiri, këtë herë liderin e AKR e pengon karantina për të siguruar një pazar të favorshëm politik për veten.

©Lapsi.al


2 Comments

  1. I qani hallin pse i varet topet kaloresit,
    Pacolli eshte i vetmi qe nuk e rruan fare per cdo njerin.Normal qe Pacolli do vend te majme ne qeveri se per ndryshe eshte rehat ne gjysmen e botes qe e ka te tijen.
    Qeveria e Berluskonit ndejti ne fuqi 4 vjet fale vetem nje vote,dhe kjo vote kishte 5 ministra dhe 11 zv/ministra.
    Shkullak shko fshiji pak aeroplanin me ndonje trim si puna jote.

  2. Kurti ka humbur rruge: Per 50 dite rrezoi qeverine ( nuk diti te qeverise), e me qeveri te rrezuar po inskenon ngjarje qeshrake. Serbet ( mjek) i lere te hyne ne Kosove (po nuk e pyesin). Stafi i UNMiK e EULEX futen, pa shkuar ne karantine. Ndersa Pacollit i thone te hyj ne karantine. Cfare veprimi i pa arsyshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *