• |
ide | kryesore

‘Duhet forcuar më tej kontrolli’/ Meta: Të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Malaj se pensionet nuk mund të rriten, pasi parashikohet recesion ekonomik, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit, teksa ka shpërndarë analizën e Malajt, thekson se duhet të shtohen përpjekjet për hapje të sigurt për ekonominë, në mënyrë që edhe ngritja të jetë sa më e shpejtë.

“Ndërsa duhet forcuar edhe më tej kontrolli i pandemisë dhe treguesve të saj, duhet të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë, me qëllim ringritjen e saj sa më të shpejtë.”, shkruan Meta.

Meta ka publikuar një pjesë nga analiza e Prof.Dr. Arben Malajt: 

Qeveria duhet ta përmirësojë transparencën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbështetëse për biznesin.
Konsultimi dhe analiza e kujdesshme e çdo propozimi prej grupeve të interesit.
Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre.
Përmirësimi i pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra miliona dollarë apo euro të injektuara në ekonomi.
Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative të COVID-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keqqeverisjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë.



4 Comments

  1. Eh mor lopcare injorante shtetare. Ju mendoni se ketu te gjithe jane bageti pa mend ose nga ai qe lepin ca i del perpara per te marr nje rrog nje makin dhe nje vile…. ncncncnc. koha e lopcareve kokpalare. ju te gjith te karrigeve jeni prej tyre nese nuk e dini…

  2. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

    Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *