• |
ide | kryesore

Rama nxjerr oraret: Të shtunën dhe të dielën do dalin pensionistët dhe prindërit me fëmijë

Arkiva



Edi Rama ka bërë një njoftim sa i takon daljen në këtë fundjavë të pensionisteve dhe prindërve më fëmijë, për të cilët do të këtë fasha orari të veçanta. Sipas Ramës, të moshuarve iu lejohet të dalin të shtunën dhe të dielën, deri në orën 10:00 të paradites, ndërsa prindërve, duke nisur nga ora 11:00, deri në 17:30.

Ndërkohë, që përgjatë fundjavës nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve private.

MESAZHI I RAMES
? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00?

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE?

? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30?

? TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30?

TË DIELËN TË GJITHË MBYLLUR?

? GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️

? KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *