• |
ide | kryesore

Meta: Regresi për lirinë e medias i papranueshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta u shpreh ae se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë duke iu referuar raporteve tës organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Në një mesazh në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Presidenti pikturon një tablo të zymtë të situatës së mediave në vend teksa shprehet se liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut.

Regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm, sipas Ilir Metës.

MESAZHI I PLOTË
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë.

Pasojat e paralajmëruara të paketës anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”, si dhe krizat e njëpasnjëshme të tërmetit dhe COVID-19, po e thellojnë regresin, duke i detyruar botuesit aktualë të bëjnë përpjekje të sforcuara për të mbajtur ende në treg median në print, që po rrezikohet seriozisht.

Gazetarët vetë raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.
Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Veçanërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes në kohë pandemie, siç thekson edhe Këshilli i Europës, ka një rëndësi jetike.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime me organizatat botërore të gazetarëve dhe duke shprehur solidaritetin tim me të gjithë komunitetin e medias në vendin tonë, që duhet ndihmuar seriozisht në këto momente të vështira që po kalojmë, nxis dhe inkurajoj gazetarinë e lirë e të pavarur që pyet, kërkon përgjigje, investigon dhe flet në emër të opinionit publik, që mbron dhe është zëdhënëse vetëm e interesave të tij.

Për Shqipërinë, aspirante për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm.



7 Comments

  1. JU Z. PRESIDENT ME TE DREJTE NXISNI DHE INKURAJONI GAZETARINE E LIRE E TE

    PAVARUR QE PYET, KERKON PERGJIGJE, INVESTIGON, QE FLET E MBRON NE EMER

    TE OPINIONIT PUBLIK. NESE NXITJA DHE INKURAJIMI JUAJ DO TE INKURAJONIN

    VERTET ATEHERE EDHE JU Z.PRESIDENT DUHEEJ TJU DREJTOHEJ DISA PYETJE DHE

    TE MERRNIM PERGJIGJE NE EMER TE OPINIONIT PUBLIK :

    – DERI KUR DO TA VAZHDONI KETE LOJE GJOJA DASHURI- URREJTJE ME KM-ne ?

    DERI KUR DO BENI SIKUR ZIHENI DHE PAJTOHENI DHE NGA ANA TJETER NEPERMES

    NJERI TJETRIT PERFITONI PUSHTET E PASURI TE FAFUND NE DEM TE SHQIPTAREVE.

    DERI KUR DO ORGANIZONI SHOU TRAGJIK SI AI I 21 JANARIT APO GROTESK SI AI I

    2 MARSIT KUNDER NJERI TJETRIT E PER TU ” PAJTUAR” ME PAS NE DEM TE INTERESAVE

    TE POPULLIT SHQIPTAR ?

    DERI KUR JU POLITIKANET TANE QE U FUTET NE POLITIKE TE PALESHUR DHE TANI

    U THINJET DHE U MPLAKET PA E LESHUAR NJEHERE PUSHTETIN , DO TA NDALNI

    REVANIN NE OBJEKTIVIN TUAJ TE KOBSHEM PER SHKATERRIMIN E SHQIPERISE.

    A KA LIMITE, A KA KUFIJ LAKMIA JUAJ, PANGOPESIA JUAJ ?

    DHE SE FUNDI A KENI FRIKE NDESHKIMIT TE ZOTIT APO ALEANCA JUAJ ME DJALLIN

    JU BEN IMUNE EDHE NDAJ TE PLOTFUQISHMIT?

  2. Ke genjeu mendja se malsori i babzitur i skrapait i vunoit i …..i tropojes nje dite te bukur pranvere nga cakej do gdhiheshin njerez dhe do benin shtet?! Asnje vec mendere shiturve nje rrog byreku plot helm per femijet e tyre.

  3. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  4. Problemi i gazetarise se lire, nuk eshte sot, e lindi sot, por ngushtimi, e kontrooli mbi te si sot nuk ka qene kurre. Prandaj z President, duhej qe ne gusht, nga nje grusht, e jo sot qe diktatori i ri i ka fuqizuar kompetencat e tije me ligje, e vendime te KM, per sa ma shume fuqizim te kopetencave te veta, Kete ka patur pikesynim, kete e ka realizuarme format e menyrat me te specializuara nga ideolloget e partise se tije qe na hiqen perparimtare me shkollen e partise te kohes se kuqaleve. Kete virus kyKM e ka patur qe ne femijeri, e me ofrimin ne pozita te pushtetit nga baballaret e gjysherit e trasheguar, iu ka hapur oreksi, e deshira per te rinovuar te shkuaren nepermjet emerit te partise hibride, e nepsit vetijak qe ka ky gobsek per pushtet. Edhe andaj duhet ti ndalet dora e veset, se ndryshe, keshtu sic ka bere, e ka vepruar e po vepron, e pret nje rrezim i rende qe do thyej qafen e do u zeje perfundemi edhe ju zorraxhinjeve qe i rrini si leter higjenike.

  5. O Ipaemeri i ores 17.21 a more pergjigjen, se je abone ne cdo artikull, more propagandist i vetvetes, se me komentin je nje rrembythje, e llum si oktapodi, por te pakten, na thuaj kujt i sherben, se mos na besh ndonje vete vrasje , qe na shitesh kaqe parashikues i verbuar, i ngatrrestuar qellimisht, zgjidhe trurin e vije ne funksionim e ballancim, pastaj bej paralelizmat idioteske qe hedh ne koment per interes te atije qe ke ne zemer, se na e ke rradhitur te katertin, por qe per bemat eshte kampioni, e sa per te tjeret ne shumice i ke shpifje, zmadhime, enderrime, apo arshiva te sigurimsave te partise pushtetare. Me se shumti e propagando per politike ,, per kete dukesh, por realitet nuk ka, aq sa nuk je edhe ti vete realist nga ardhmeria jote, pra jeni KODOSHE TE KUQ,,,,,,

  6. O Ipaemeri i ores 17.21 a more pergjigjen, se je abone ne cdo artikull, more propagandist i vetvetes, se me komentin je nje rrembythje, e llum si oktapodi, por te pakten, na thuaj kujt i sherben, se mos na besh ndonje vete vrasje , qe na shitesh kaqe parashikues i verbuar, i ngatrrestuar qellimisht, zgjidhe trurin e vije ne funksionim e ballancim, pastaj bej paralelizmat idioteske qe hedh ne koment per interes te atije qe ke ne zemer, se na e ke rradhitur te katertin, por qe per bemat eshte kampioni, e sa per te tjeret ne shumice i ke shpifje, zmadhime, enderrime, apo arshiva te sigurimsave te partise pushtetare. Me se shumti e propagando per politike ,, per kete dukesh, por realitet nuk ka, aq sa nuk je edhe ti vete realist nga ardhmeria jote, pra jeni KODOSHE TE KUQ,,,,,,

  7. Dikur, Saliu i quante gazetarët “prostituta të fjalës së lirë”, sot Edvini i quan “qenef, jashtënxjerrje, kazan”. Punë e tyre, janë në të drejtën e vet t’i quajnë ashtu.
    Liri e medias do të arrihet kur gazetarët do ta kërkojne atë, pra lirinë, duke u bërë bashkë kundër dy të parëve, e jo duke u strukur herë nën çadrën e njërit, e herë në të tjetrit, sipas bereqetit të rotacionit.O lexo o xixa qe na komenton tre here dhe nuk thua asgje,je merzitur se rama eshte i katri ne rradhe por radhen e ka vendosur historia dhe une nuk e ndryshoj dot o rrotKari,por une i fus te kater ne nje thes ne ndryshim nga ty qe ti salihun e lulushin i nxjerr jashte sepse nuk ke kujt ti lepish bythen dhe ndjehesh keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *