• |
ide | kryesore

Në 2 javë 4857 gjoba për shkeljen e masave ndaj COVID-19

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në harkun kohor 18 prill-2 maj 2020, në të gjithë vendin janë vendosur 4857 gjoba për shkelje të ndryshme të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, konkretisht:

Nga data 18 prill deri në datën 2 maj, në të gjithë vendin janë evidentuar 468 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në bazë të Aktit Normativ.

Gjithashtu janë vendosur 691 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar urdhrin për të qarkulluar me jo më shumë se një pasagjer në automjet.

Në të gjithë territorin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3618 shtetas, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, jashtë fashave orare të lejuara.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe e lulishte. 6 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Në të gjithë vendin, për periudhën 18 prill-2 maj 2020, janë konstatuar 69 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në lidhje me lokalet, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë që pronarët e lokaleve të ndjekin dhe zbatojnë me përpikmërinë masat kufizuese, pasi lokalet dhe bar – kafet, kudo që ato ndodhen, në pika karburanti apo vende të tjera, qoftë edhe me makineta, nuk janë të lejuara të hapen.

Prej orës 05:00 të datës 27 prill janë aplikuar masat lehtësuese për zonat e cilësuara të gjelbra dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për qytetarët e këtyre zonave që të mos abuzojnë me lehtësimin e masave, por të zbatojnë me rigorozitet distancimin social, të mos qëndrojnë në parqe e lulishte e të mos grumbullohen në shëtitoret e qyteteve përkatëse.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e jetës, pasi kontributi i çdo qytetari sot është i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.



3 Comments

  1. Te gjitha gjobat e vena nuk zbatohen , lista kur vete ne zyrat e zbatimit ATO srleksionohen sepse hiqen nga lista rilindasit osé e thene ndryshe votuesit e PS . Ne listatat e para qe IU falen ishin shume te PS , tani zune mend . Keta maskarenj , keta qener , keta hakdut nuk pyesin per asgje vetem per te percar popullin e rrezik te stimulojne luften civile . Ne qoftese behen dallime te tilla e ne mungese te gjykates kushtetuese lufta civile eshte afer

  2. VERTET RAMA ESHTE SHPIRT NJERIU, ZEMER GJERE DHE I NDJESHEM NDAJ SHQETESIMEVE

    TE NJERZVE POR SHTETI NUK DREJTOHET ME SENTIMENTALIMA E TOLERANCE NDAJ

    KRIMINELEVE TE LUFTES. KJO ESHTE NJE LUFTE E TMERRSHME DHE ATA QE SHKELIN

    AKTIN NORMATIV TE QEVERISE JANE KRIMINELE TE TMERRSHEM QE DUHEN DENUAR

    PA MESHIRE. GJOBAT JANE SI PERKEDHELJE E DEKORATA PER TA. DUHEN APLIKUAR

    LIGJET E LUFTES. BURG DHE VETEM BURG. DHE NESE ATO JANE TE TEJMBUSHURA

    LE TE KTHEHEN NE BURGJE TUNELET E USHTRISE QE MOS TA SHOHIN DIELLIN ME SY

    PER TE PAKTEN 20 VJET QE TA DINE EDHE ATA SE CDOMETHENE SHTET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *