• |
ide | kryesore

Basha: Ftesa e Ramës për tryezë, hipokrite. Jetojmë nën një regjim kusar

-Instant, Lajme, Të fundit



Thirrjet e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në një tryezë me opozitën për të plotësuar detyrat e shtëpisë të vendosura nga BE, kryetari i PD, Lulzim Basha i quan hipokrite.

Në një reagim, Basha thotë se kryeministri ka dështuar me integrimin, ndaj nuk mund të maskohet pas thirrjeve hipokrite.

Sipas kryeopozitarit Basha, janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.

Deklarata
Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite.

Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti.

Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka.

Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.

Kjo krizë  vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.

Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar.



15 Comments

  1. foli dhe funderina lul basha..qe eshte shkaktari i mbajtjes ne pushtet te hajduteve …qelbanik kur nxjerr zarat e tu neper protestaa..ti e vret protesten se njerzit ju shofin ju dhe nuk dalin….

    1. Edhe sa her te tjera duhet te humb ky? Qe ta kuptojm, se ky nuk ben. Ketij gjithmon ja kan fajin te tjeret.

  2. Ne dy komentet qe fillojne me sharie, e ofendime te Bashes si opozitar, fillon dhe urrejtja e opozitareve kur ngrejne zerin per felliqesirat e ketij pushteti, e te droguarit banditit Rama. Keta zuzare, pa lexuar, e pare faktet e akuzat qe i behen ketij pushteti nga opozita, e pikerisht nga Basha, komentojne idiotizma, e lloqe te fantazise drogmene, qe sigurisht ka shpifje ne brendesi. Ju, te aresyeshmit qelbesira te Rames, ju duken irreale akuzat, per vjedhje, po per kushtet qe ka vene europa, po per sjelljen e policise ndaj mbrojtesve te teatrit? E kure,,,sot ne diten e europes, te kapitullimit te fashizmit, e fitre e forcave anti naziste. Mbase, kjo dite nuk i pelqen te droguarit psiko, mbase nuk ka deshire qe ta festoi, por jo te dhunoi popullin . A e kuptoni ju, kerrma te rilindjes qelbanike( dhe ju jeni qelbacet) se si po e perdor pushtetin e dhunuar nga vete ky psiko. a e kuptoni qe per kete s;ka norma e ligje, por ka vetem urdhera e shtrengime policore, qe jane shume afer te nji diktature/ Qe te mos shihni, degjoni, e te mendoni per situaten qe e ka degdisur i semuri i ballkanit der ne kete derexhe, duhet tu themi,,,,Zoti na ruajt, se me ke kemi te bejme.

    1. Mire mo e dime kush jane problemet,po zgjidhjen nuk na e tha as Luli i vocerr e as ti komentuesi pa emer,me kete mendje qe ka Basha,i cili refuzon çdo zgjidhje institucionale me shpresen se do ia falin karriken e kryeministrit siç i falen ate te kryebashkiakut apo siç i beri dhurate Berisha PDne duke çuar ne boten tjeter rivalin S.Olldashi,gjithe jeten ne opozite dhe rrugeve do jete PDja…

  3. Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se ka nisur hetimet për disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, disa nga të cilët janë shkarkuar nga Vetingu për pasuri të pajustifikuara. Po cilat janë pasuritë që gjyqtarët nuk justifikuan dot me të ardhura të ligjshme, sipas Komisionit të Vetingut? Ish-anëtari Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari është pjesë e listës së ish-gjyqtarëve që po hetohet nga SPAK. Dizdari, në bazë të hetimeve nga Komisioni i Vetingut, nuk justifikon një apartament në Tiranë, depozitë 5.272 euro, tre hua në vlerat 23.000 euro, 36.000 euro, 20.000 euro, makinë të blerë 900.000 lekë, 15.000 euro shpenzime për mobilimin e apartamentit si dhe 19 këste pagesa qiraje.

    Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i njohur si gjyqtari që mbylli dosjen e 21 Janarit si dhe për certifikimin e përmbysjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, në 2011, duke shpallur fitues Lulzim Bashën pas fitores së Edi Ramës me një diferencë prej 10 votash, është shkarkuar pasi ka fshehur një makinë, ka bërë deklarime të pasakta për pasuti të tjera, nuk justifikon 1 392 336 lekë, ka bërë deklarim të rremë në lidhje me çmimi e blerjes së një garazhi, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët kanë pasuri të tjera. Tom Ndreca po hetohet nga SPAK-u.

  4. Prokurori i vetingut na paska nxjerre sekretin e spakut. qe po na hetoka gjyqetare te korruptuar sipas tije, mire le te themi qe po punon, po per denoncimet e dosjet qe jane kallexuar per vjedhjet e abuzimet e ketij pushteti a do hetoje spaku? Po per vjedhjen e zgjedhjeve me bandite e drogmene a ia mba ketij spaku te na thote ndonje indicije>? EHU sa pune ka spaku me dosjet e abuzimet qeveritare, sa nese jane kaqe te ndershem, qe hetojne nj, dy ish gjyqetare, le te na e bejne edhe listen e abuzimeve pa mbarim qe kane vjedhur keta qe jane ne pushtet e pozita qeverie se sa pasuri kane e kane fshehur. Pastaj ky zoteria qe qenka prokuror, apo zedhenes, pse nuk thote maskat e vetingut, per prokurore te komunizmit, apo gjyqetare si Dvorani, qe ia fshehen pasurine e biografine si gjyqetar i komunizmit/ Pra, me ate spak e gjyqetare te perlyer qe vetingu Rama i seleksionoi sipas kapies e sherbimit qe do i benin, e arriten qe ne keto gjoja organe te reja te drejtesise ligji do ish i pari, por fatkeqesisht, edhe me keq, e rende do jete situata ne gjyqesor.

    1. Ti “xixa”me kujton tamam Aleks Xixen te filmi Vendimi,pra ti je kryetari i partise se vertete komuniste,pra i partise se Berishes qe mblodhi gjithe llumin e PPSHse dhe i konvertoi ne demokrate….

  5. Kane rralle punet e prokurorise o xixa qe ti kerkon te fillojne hetimet mbrapsht ne kohe nuk mbrohen shejtanet e drejtesise se salihut keshtu o xixa ti mere pusht qe ke sulmuar reformen amerikane prej dy vjetesh tani qe ajo po fillon te hetoje kupolen e drejtesise berishiste tani na thua po vjedhje e votave ne diber qenkan me te rendesishme se vjedhjet e zgjedhjeve 1996 nga salihu dhe ne 2011 nga salihu me Tom ndrecen jane me pak te rendesishme,kaq kaqol je more cecen i lulushit

  6. Batakcinjte komentues qe me konder vihen, duken, e qe jane guake, injorante qe nuk kane as informimin, por as pare e degjuar historine e PDse pas vitit91,,,per sqarim, ata deputete te atyre viteve kane qene shume me intelektuale, e vizionar per demokracine, se sa keto rrembythje te sotem me shkolle nate, apo te blere. Sa per komuniste qe na paska mbledhur Berisha ne vitin 91, le te shohin permbajtjen e trupin e PDse ne ato vite, e ta mbajne mashtrimin mashtruesit qe hedhin dizinformim ,Po partia tuaj more shtazore, kush ish e si brenda nje nate na u gdhi PS, e me mbeturina, e komplet trashegimtar te kuqaleve, e ish punonjes e zyrtare te asaj partie, pra krahasimi eshte mi ju qe ini sot ne pushtet, qe ta dini se kush ini.Persa i perket rradhes, mos ma kallexo ti i fshehuri gjurmues , sepse po te jete per rradhe , ne se je i lidhur me kohe te denoncimeve, lexoi ne prokurori se sa kohe e shume kohe me pare jane, e kane zene pluhur, por interesi i partise e te parit te te djallezuareve e do qe ta filloi zbythasi. Per vjedhjen e votave te dy dosjeve, prokurorise, apo edhe SPAKU, as qe po ia degjojme zerin, per abuzimin e tenderit te unazes e rruges semamurrasit, per rrugen e Vlore, ,,,, e eeee sa e sa ka SPAKU, por boll me se nuk ti numuroj se me ju nuk eshte per tu marre ne, por me mire le te merret SPAKU.

  7. O xixa beje po ke bythe listen e pd te asaj kohe qe thua dhe do shikosh sa komunista te flakte ka pasur,dy po ti jap une salih karaxhic berisha tritan shehu ali spahija te tjerat shtoi ti

  8. Lulo ja “corre” masken Ramadanit po kujdes thonjte se i ke delikat. Boll me propagande boshe thjesht per konsum ditor mediatik, duhet kryengritje ,se si tha ai ke filmi:URA”, sikur te ndertoheshin urat me llafe sa mire do ishte, keshtu dhe kjo puna jote me llafe do plakesh dhe Ramen sdo ta largosh dot nga pushteti. Mos harro thenien epike te ish ambasadorit amerikan para ca vitesh ACT NOW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *