• |
ide | kryesore

Ndjekje dhe të shtëna me armë, shqiptari kapet me 30 kg kokainë në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtunën pasdite në Prato të Italisë policia mundësoi prangosjen e një trafikanti shqiptar, pas një ndjekje të çmendur dhe pasi qëlloi me armë në drejtim të tij.

Personi i arrestuar është  një 32-vjeçar shqiptar, me lejeqëndrimi të rregullt e pa precedentë, i cili u ndalua për një kontroll normal në rrugën Marco Roncioni.

Ai ndaloi makinën, Volksëagen Passat, dhe gjithçka po shkonte mirë. Por, kur policët e patrullës i kërkuan të hapte bagazhin gjithçka shpërtheu. Shqiptari ndezi makinën dhe u nis me shpejtësi në drejtim të Romës.

Policët e ndoqën menjëherë, ndërkohë që 32-vjeçari nuk pyeti për kalimtarë e makina në rrugë, duke injoruar krejtësisht semaforët dhe kryqëzimet, e më pas u përpoq të godiste me makinë edhe vetë policët. Kur u krijuan kushtet, njëri nga policët shtiu drejt gomave, duke goditur në shenjë.

32-vjeçari u detyrua të ngadalësonte, por nuk u dorëzua. Në rrugën Fiorentina hyri në një parkim nëntokësor dhe u largua me vrap, por u kap pas pak.

Shkaku që ai i iku policisë ishin 26 pako kokaine që kishte në makinë, gjithsej 30 kile, plus 140 mijë euro. Në shtëpi iu gjetën edhe 30 mijë euro të tjera dhe gjashtë celularë, të gjithë të sekuestruar tashmë.

Kokaina e kapur vlerësohet në rreth tre milionë euro.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *