• |
ide | kryesore

Kevin Hart, sërish baba

-Instant, Paparazzi, Slider



Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe gjinia ishte një surprizë për njërin prej tyre.

Çifti ndau lajmin e tyre të lumtur me rastin e Ditës së Nënës në rrjetin Instagram. Hart postoi foto të familjes, në të cilat përfshihen ai, gruaja e tij, vajza Heaven, 15-vjeç dhe djali Hendrix, 12-vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Torrei Hart, dhe djalin Kenzo, 2-vjeç, me Eniko. “Jemi të emocionuar për ardhjen e vajzës sonë ….”, ka shkruar aktori krahas fotove. “Familja me 6 WOOW !!! Zoti është i mrekullueshëm… Ne jemi të bekuar që ju kemi në jetën tonë. E tëra që mund të them është faleminderit…” Eniko Hart ndau foto të ngjashme, duke shkruar: “Oh, i dashur, është një zonjë e vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *