• |
ide | kryesore

Kapet 10 milionë $ kokαinë në Peru/ Arratiset “Baba” që furnizonte mαfiαn shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit
peru



Në një operacion të gjerë i Drejtorisë Kundër Drogës së Policisë Kombëtare në Peru ka çmontuar një organizatën kriminale të njohur me nofkën “Roll Royce”. Sipas mediave vendase, operacioni i quajtur “Protokolli 2023” u krye në tre pika të njëkohshme, ku u sekuestruan 114 pako kokainë me vlerë mbi 10.4 milionë dollarë.

Drejtuesi i organizatës është identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”. Ai është një shtetas malazez, por dyshohet se vepron si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës. Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit “Chalaco”.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës. Monitorimi dhe përgjimet e kryera prej disa muajsh i lejuan policisë të lokalizonte një shtëpi në Monte Rosa ku u gjetën pakot e kokainës të fshehura në një furgon të vogël. Në të njëjtën kohë, në zonën e El Sol de La Molina, u arrestua Juan Reina Sánchez, alias Caballo me mijëra euro dhe dollarë. Sipas Policisë, Reina Sánchez ishte përgjegjës për koordinimin e zonës së prodhimit të drogës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë si dhe bizhuteri dhe dhjetëra karta me parapagesë që organizata përdorte për të komunikuar pa u zbuluar. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj prezantohej si përfaqësues i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Mirëpo, një ditë para ndërhyrjes ai është parë duke hyrë në një kafene të njohur të zonës.

Policia sekuestroi makinën që përdorte organizata. Fatkeqësisht, disa orë para operacionit, Nicola Berishaj arriti të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas hetimeve, “Baba” kishte kryer tashmë të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e në Peru.

Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili u identifikua si koordinator kryesor për paketimin e kontejnerëve. Ky individ është identifikuar si Santiago Jiménez Velásquez, një njeri i besuar i quajtur “Babës”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *