• |
ide | kryesore

Zëvendësohet e shpërthen në lot, Richarlison bëhet për psikolog: “Do kërkoj të më ndihmojnë”

-Instant, Sport
Richarlison



Sulmuesi i Brazilit dhe Tottenham, Richarlison ka thënë se do të “kërkojë ndihmë psikologjike”. Futbollisti do të bëjë një lëvizje të tillë, sapo të kthehet në Angli pas pauzës ndërkombëtare. Richarlison u fotografua në lot pasi u zëvendësua gjatë fitores 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë të shtunën. E njëjta gjë ndodhi edhe në minutën e 64 sot kundër Perusë, kur u zëvendësua nga Gabriel Jesus.

Richarlison ka shënuar vetëm katër gola në 40 ndeshje për Spurs që kur mbërriti për 60 milionë paund nga Everton verën e kaluar. “Kam kaluar një periudhë të trazuar jashtë fushës në pesë muajt e fundit – i tha ai gazetës braziliane O Globo -. Tani gjërat në shtëpi janë pak më të qëndrueshme. Njerëzit që mbanin një sy vetëm tek paratë e mia nuk janë më afër meje. Do të kthehem në Angli dhe do të marr ndihmë psikologjike, për të forcuar mendjen time. Për këtë bëhet fjalë, të kthehem më i fortë”.

Lexo më tej: Video/ Shtriganët nuk i bëjnë punë Perusë: Neymar jep asistin e golit vendimtar të Marquinhos

Brazili, pas dy raundeve të para në kualifikueset e Botërorit 2026 në Amerikën e Jugut, ka pikë të plota. Vendin e parë Selecao e ndan me Argjentinën, edhe ata me 6 pikë. 5 herë kampionët e botës pasi shkatërruar Bolivinë, shkuan dhe fituan 1-0 në Peru falë golit të Marquinhos në minutën e 90’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *