• |
ide | kryesore

Vrasjet në Fier e Vlorë/ Kush u përfshi në sherrin në paraburgimin e Vlorës, rrihen edhe gardianët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 3 maj, katër të paraburgosur në Vlorë mësohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në ambientet e dhomës së telefonatave, ndërsa dhunës nuk i kanë shpëtuar as gardianët e burgut.

Eduart Xhezo, Emilent Dhepa, Lulzim Demiraj të cilët kanë rrahur dhe dhunuar të dënuarin tjetër Eduart Ahmeti, ndërsa kanë dhunuar edhe gardianët e burgut në momentin që kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas sherrit, Eduart Xhezon, Emilent Xhepën dhe Lulzim Demirajn janë izoluar për tre muaj në biruca.

Por këta persona nuk janë emra të panjohur. Ata janë të akuzuar për krime të rënda si vrasje dhe grabitje.

Lulzim Demiraj, 43-vjeç akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor në Fier  Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi, ngjarje e ndodhur në mars të 2018.

Ai bashkë me dy grabitës të tjerë hynë në pikën e këmbimit valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar, që shkoi për ta ndihmuar. Agur Vernozi humbi jetën në spital në Tiranë.

Ndërsa Eduard Xhezo është arrestuar nga policia në nëntor të 2019 për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj ndodhur më 4 gusht 2019 në Vlorë. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arben Beqiraj u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup. 34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Thuhet se shkak është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij.

Ndërsa Emilent Dhepa është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi është konsideruar si superhajduti i dyqaneve në Tiranë. Emilent Dhepa, 38 vjeç, ishte i papunë dhe të vetmin burim për të siguruar të ardhurat e familjes kishte gjetur grabitjen e dyqaneve të ndryshme në disa zona të Tiranës. Për të realizuar grabitjet ku operonte i vetëm, 38-vjeçari përdorte armë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *