• |
ide | kryesore

I vodhën 150 000 lekë punonjësit të Postës, prangosen 2 persona në Fier

Lajme, Të fundit



Vihen në pranga dy persona në Fier, pasi i vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës.

Ndërkohë që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia e lekëve të vjedhura.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje” – njofton policia.

Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *