• |
ide | kryesore

(VIDEO+FOTO) Si u shemb në errësirë Teatri Kombëtar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shembet Teatri Kombëtar. Pamjet e trishta nga qendra e Tiranës po bëjnë xhiron e mediave duke shokuar opinionin publik mbi mënyrën tinëzare se si teatri 81-vjeçar i kryeqytetit u shemb në të gdhirë.

Ngjarja e ndodhur në orët e para të 17 majit, ku aktorët në vend që të dremisnin pas shfaqjes së dhënë, shoqëroheshin me dhunë të paprecedentë në komisariat, duket e denjë për një skenar biografie autokrati.

Siç ishte paralajmëruar nga aktorët që mbronin prej më shumë se një viti Teatrin Kombëtar, në mbrëmje policia do të ndërhynte. Fiksimi i verbër i qeverisë Rama për të shembur këtë godine u materializua në mëngjes.

Sic duket nga pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar.

Aksioni të Inspektoriatit të Territorit nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës. Forca të shumta policie kanë shfrytëzuar këtë moment për të rrethuar zonën, duke kryer njëkohësisht edhe shoqërimin e disa aktivistëve dhe aktorëve. Rreth 26 persona janë shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në Tiranë për shkak të rezistencës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Midis të shoqëruarve ishte edhe aktori Neritan Liçaj si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u la e lirë më vonë. Për një pjesë prej tyre pritet të vendoset nëse do të arrestohen apo jo. ©Lapsi.al 



17 Comments

  1. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje qope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralzuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge perfitim ka vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze .Vetem per te bere show jane te paret Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ka mbetur ne kete vend .Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec satrap i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!
    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi .Ky bandit ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !
    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!
    Po me plas shpirti!
    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

    1. KE SHUME TE DREJTE !

      SHQIPERINE E KA MARRE FUNDI !

      SHQIPERIA DRJETOHET NGA NJE GRUP CUBASH, HALESH, ZAGARESH !

      TE KETE TURP POLICIA SHQIPTARE QE BEHET VEGEL E HAJNAVE NE KETE KRIM KUNDER TIRANES TONE !

      TE KENE TURP GAZETARET SHQIPTARE QE VAZHDOJNE TE PRANOJNE SI KOLEGE HALE DHE ZAGARE SI MERO BAZE QE I LEPIJNE BYTHEN LALI ERIT DHE EDVIN RAMES !

      TE KETE TURP OPOZITA E DOBET SHQIPTARE NE MOS PO BASHKEFAJTORE NE KRIM !

      PO ÇFARE TURPI, SHQIPERIA ESHTE SHNDERRUAR NE NJE PLAÇKE TREGU PER TRASHEGIMTARET E HAMZA KASTRIOTIT !

      POPULLIT SHQIPTAR S’I MBETET VEÇSE TE GDHIJE NEPER ÇADRA RRUGEVE TE EUROPES SI NJEREZ PA ATDHE SE TE TILLE JANE !

      TEATRI ESHTE THJESHT KULMI I NJE SERIE KRIMESH TE KESAJ KASTE TE NDYRE !

  2. Rama Ben shurren nga ballkoni dhe ju uron shendet ekipit social .
    Shkoni ruani Hotel Dajtin tani.sidomos Kryemidhi qe ishte dhe turni I trete Kurse gjumashi Basha flinte si nje qengj demokrat.
    Lereni te fleje.

  3. Opozita le të përdorë gurët e shenjtë të Teatrit Kombëtar për të nisur sulmin për rrëzimin e diktaturës.

    Teatri do tju shërbejë edhe i shembur.

    Rroftë Shqipëria!

    Rroftë demokracia!

    Vdekje neokomunistëve rilindas!

    1. MOS I QUAJ RILINDAS, SE ESHTE MEKAT !

      EMRIN E NDERUAR TE NAIM ET SAMI FRASHERIT ESHTE KRIM T’IA ADRESOJME

      HALES ERION VELIJA

      DHE CUBIT EDI RAMA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. Ku Basha na e hoqi trurin..ku eshte ky qe nuk i prin opzites..turp..
      I lumte Rames te beje çfar ti doje qejfi ketij vendi dhe populli..turp..ky eshte fundi i demokracis..perpara komuniste te ripjelljes.

  4. Njesitet guerilase jane gjalle, debatikasit po ashtu!
    Diktatura thjesht ishte fshehur -nuk kishte ikur kurre!
    SEPSE NE 4.30 TE MENGJESIT SULMOJNE VETEM BANDITET, KOMUNISTET DHE SLLAVET!

  5. E shihni o njerez keshtu eshte kur i lini dore te lire te poshterve, ja c’ndodh kur njerzit jane indiferente. I poshtri te ben namin, edhe kur vjen naten, si hajdut qe jane.

  6. Shkoni dhe rruajini topet e fyshkura Rames.
    Keto pordhet me te shara jane koti ,Kane kaluar 30 vjet dhe vetem shahet por mileti pasurohen.
    Aty rrini me shoqerine sociale apo edukuese apo alternative apo futj pordhes…
    Veli koqe dardha tall sumen me ju sepse ju s’jeni askushi.

  7. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *