Frikë për Alessandro Del Piero, por vetëm kaq. Ish-kapiteni i Juventus, është shtruar në spital në Los Angeles, ku kalon pjesën më të madhe të kohës, me dhimbje të forta për shkak të gurëve në veshka. Ish-sulmuesi ka dashur të qetësojë të gjithë tifozët e tij, duke postuar në rrjetet sociale foto nga shtrati: “Ende nuk e besoj se si mundet një gjë e vogël vetëm 3mm të të bëjë kaq keq”, duke iu referuar gurëve në veshka.Tani ish-numri 10 ka nevojë për ndonjë ditë pushim përpara se ti kthehet jetës normale.
o gjigand!