• |
ide | kryesore

Teatri të ndërtohet siç ishte, artistët nisin mbledhjen e firmave për peticionin (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Artistët kanë iniciuar një peticion për rindërtimin e Teatrit Kombëtar sipas asaj arkitekture që kishte. Firmat po mblidhen në protestën e sotme të aktivistëve në pedonalen “Murat Toptani”, pak metra larg vendit ku deri të dielën në mëngjes ngrihej godina e Teatrit Kombëtar. Qytetarët kanë shprehur interes për këtë peticion dhe nuk kanë hezituar ta firmosin. Mësohet se peticioni do të shpërndahet edhe në rrethe të tjera të vendit. Artistët zhvivllojnë sot me mbështetjen e PD dhe LSI protestën e dytë kombëtare kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta e të hënës u shoqërua pa incidente, ndërsa në podium u ngritën përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.



8 Comments

  1. hahaha filloi muhabeti si kalaja rozafes. prih e nderto. vallaj shekujt kalojnee gjerat sndryshojne ketu te ne. jemi vend qe prodhojme legjenda pafund

  2. Rrofte teatri ! Rrofshin artistet ! Vazhdojeni protesten deri ne fund , mos e ndaloni . Historia do flase per ju edhe pas qindra vitesh . Ju jeni ajka e nje kombi .

    1. I shkreti ti qe kujton se historia shkruhet me aktor. Tani dhe keta vete nuk dine se cfare kerkojne. Te themi se ndertohet teatri asht sic ishte por kuptohet shume here me i mire sec ishte atehere qenka bere mire qe u prish. Keshtu eshte kur degjon politiken e deshtakeve.

      1. Prap or ipaemer ,ethem lalaj,gjinine femerore te familjes dhe te farefisit ….AZIA komplet.
        E din ti, si dikur….

  3. Keta te fandaksur shohin endrra me sy hap. Iku u prish nuk ngjallet me. Ce doni nje godine qe e ben italianet si burdello per ushtaret? Pse sdoni nje teater funksional me parkim, dyqane suveniri, ajer te kondicionuar e rentabël si e ka gjith bota o te mbaruar? Breshka do ferren o i qivja udhen. Ju jeni mesuar me përc e prap te përci shkoni

  4. Nisme shume e bukur!
    Me kujtuat Enver Hoxhen ne vitin 1979 kur i tha se godinat qe u renuan nga termeti do ti ngrehim te reja aty ku kane qene. Ju lumte djema, dhe sic ju fryn nje trap me siper ju jeni ajka e kombit dhe historia do te flase per ju edhe mbas qindra vitesh!!!!!!!

  5. Mbrojtesit e teatrit,vertete i meritojne komentet e me siperme.Shtoju atyre edhe deklaratat e bashkise dhe te Balles,qe thone se nuk ka asnje kerkese per referendum per teatrin,se po te kishte,te pakten do te ishin ne dijeni.Merruni me thelbin dhe jo me recitime,sic beni neper teatro.Teatri-tha Velija,eshte problem administrativ,dhe nuk lidhet fare me gjykaten kushtetuese,ku ka denoncuar Presidenti.A i kuptoni keto dallime,qe mund te behen shkak,qew te mos fitoni askund dhe asgje.Me vjen keq,por edhe nuk mund te perkrah,nje paaftesi kaq trashanike,kur ne mes jush,keni juriste pa numur,por duket qe qenkan edhe pa “kualitet”Demi kapet nga briret,e mos u merrni me bezen e kuqe.me e tremb demin.

  6. 143 kinema, teatro, bibloteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë? Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.

    – A e dini që shembja e teatrit ishte amnisita ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatrruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morrën rryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?

    – A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatrroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligrkve. Pas saj shkriu gjithe kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.

    – A ju kujtohen: Kinama Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.

    – Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetra qytete si Durrsi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?

    – A ju kujtohen biblotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërēn prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Triana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.

    – A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?

    – A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *