• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman: Shembja e Teatrit, vendimi me ngut ngre shumë pikëpyetje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Bundestagut gjerman, Christian Schmidt ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Schmidt thotë se shembja e godinës është një akt trishtues, ndërsa shton se vendimi me ngut për ta shkatërruar ngre shumë pikëpyetje.

Deklarata e plotë

“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do të doja të kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të”, thotë Schmidt.

Christian Schmidt është raporter i grupit parlamentar CDU/CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *