• |
ide | kryesore

Nga divanet e shtëpisë, por stadiumin e mbushin: në Danimarkë gjejnë zgjidhjen fantastike

-Instant, Sport


Njëzet ditë më parë u dha lajmi, ndërsa sonte në mbrëmje tifozët do të shkojnë në stadium përmes Zoom, platforma video për mbledhje e videokonferenca, duke e bërë realitet mënyrën e re të të bërit tifo. E gjitha me rastin e ndeshjes për kampionatin danez, në të cilën Agf Aarhus, klub që ka ndërmarrë këtë inisiativë për të vazhduar të kenë mbështetjen e tifozëve, rikthehet në fushë për tu përballur me Randers. Kështu, në Ceres Park, impianti i qytetit danez, është instaluar në lartësinë e tribunave një ekran gjigant i gjatë 40 metra e i lartë 3, në të cilin tifozët e Aarhus mund të brohorasin, pasi kanë prenotuar, falas, vendin e tyre virtual.

“Jemi krenar se jemi i pari klub në botë që patëm një ide të tillë”, ka komentuar presidenti i Agf, Jacob Nielsen. Shefi i zyrës së shtypit Soren Carlsen e përqendron vëmendjen në faktin “se do të kemi shumë mbështetje, edhe nga ana vokale. Imagjinoni dhjetëmijë persona që ndjekin ndeshjen me mikrofon të hapur: mund të gëzojnë për një gol, e në fakt nuk kam qenë kurrë kaq i impenjuar këto ditë. Shumë njerëz duan të jenë, edhe pse përmes Zoom e jo realisht”.

Për ti bërë gjërat mirë deri në fund, Agf ka instaluar edhe dy ekrane të tjera, jo gjigante si ai kryesor, “për tifozët neutralë e ata miq”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *