• |
ide | kryesore

“Ti je Bujari?”/ Dyshimet se biznesmenët në Laç u ekzekutuan nga vrasës me pagesë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje zbardhen në lidhje me atentatin e ndodhur në orët e vona të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Nga atentati mbetën të vdekur biznesmeni Bujar Hasani alias Lika, dhe Paulin Gjergji alias Markaj i cili (ndërroi jetë një ditë më vonë në spital) si dhe u plagos 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Ky i fundit dyshohet ende si një nga autorët e ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se 4 kanë qenë qenë personat që kanë hapur zjarr ndaj dy biznesmenëve. Kamerat e sigurisë të biznesit ku ndodhi ngjarja kanë filmuar gjithçka, ndërkohë në pamjet filmike tregohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të veshur si policë.

Ka shumë dyshime se ky atentat ka qenë i mirëorganizuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se autorët kanë thirrur në emër Bujar Hasanin alias Lika, duke i thënë: “Ti je Bujari?”, e më pas kanë qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se autorët kanë lidhje me familjet në Nikël, ku nuk përjashtohet pista e vrasësve me pagesë nga kjo zonë.

Teksa Bujar Hasani alias Lika dhe Paulin Gjergji alias Markaj, ndodheshin përpara një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, disa persona janë afruar në hollin përpara hotelit duke qëlluar me breshëri. Deri më tani si autor i përfshirë në ngjarje është vetëm Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mori 3 plumba në këmbë si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga viktima Bujar Lika.

Në këtë moment, autorët largohen nga vendngjarja, ndërsa Tusha, me 3 plumba në këmbë, është dërguar nga familjarët e tij drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka shoqëruar mbi 30 persona lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjorm të Kurbinit.

Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha person i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga Gjykata e Kurbinit. Ende policia dhe prokuroria e Laçit nuk ka një version zyrtar se kush ishte objektivi i këtij sulmi me armë, që përfundoi me dy të vrarë. Mësohet se i përfshirë në ngjarje është dhe një person i pestë, i cili ende nuk është identifikuar. Dyshohet se roli i tij ishte të vëzhgonte dy biznesmenët dhe lëvizjet e tyre përpara se të kryhej atentati.

Deri tani pista e hetimit mbetet e shkuara e viktimës Bujar Lika. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *