• |
ide | kryesore

Berat/ Sherri me thika e sëpata midis dy familjeve, një në gjendje të rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr midis dy familjeve gjatë ditës së djeshme në Berat ka përfunduar me një person të plagosur rëndë me thikë dhe disa të lënduar më lehtë.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë një person, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Sherri midis familjes Alibeaj dhe Dhama, lindi për shkak të mbjelljes së disa rrënjëve ullinj në pjesën e jashtme të murit rrethues nga ana e djalit të familjes së parë.

Çfarë thotë policia: 

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se:

Disa persona, pjesëtarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflit të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u proceduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *