• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari: Rama të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit, të mos shantazhojë deputetë të opozitës për ta votuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Para mbledhjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Rama, deputetja Rudian Hajdari ka thënë një prononcim për gazetarët ku ka thënë se PS tashmë duhet të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“PS ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës! Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore. Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura. Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari.

 



6 Comments

  1. ESHTE NE DOREN TUAJ SI DO QENDRONI DHE NE JU QUAJME ZONJA DHE ZOTERINJ , NDRUSHE KARAKURVA E KENI PAK . MBANI QENDREIM . SOT OSE HYNI NE HISTORI OSE DILNI SI KRYEKURVA .

  2. Luftoni per veten tuaj por edhe per te gjithe Shqiptaret . Mos leshoni pe .
    Luftoni deri ne fund . Sot o beheni heronjt ose maskarenjt e ketij kombi .

  3. Por duket se taktika e Partisë Demokratike është defaktorizimi i opozitës parlamentare, duke mos pranuar të ulet në tryezë me ta, por duke blerë disa individë prej tyre.

    Dhe siç e marrim me mend të gjithë, në këtë pikëpamje ai është si tregu i gabit, që mund t’i blesh lirë gjërat e përdorura. Dhe PD në këtë pikë mund të ketë sukses.

    Puna është që pastaj të mos ankohen pse blihen e shiten vota në vend, kur vetë po përpiqen të defaktorizojnë kundërshtarët brenda partisë, duke blerë vota.

    Normalisht opozita parlamentare sot duhet të takohej me Bashën, pasi atë kanë “baba” të partisë së tyre. Fakti që shkojnë takojnë njerkun, që u ka marrë partinë, në vend të babës, tregon se Basha më lehtë e ka të shesë e të blejë të vetët për karriken e tij, se sa t’i mbledhë ata në shtëpinë e vet. Dhe pastaj thotë do bashkojë opozitën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *