• |
ide | kryesore

Iggy Azalea bëhet nënë në mënyrë sekrete

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej muajsh tashmë përflitej se Iggy Azelea ishte në pritje të ëmbël pasi nuk ka postuar më foto të reja në rrjetet sociale, nuk është parë në asnjë event dhe nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore.

Reperja australiane më në fund theu heshtjen duke zbuluar të vërtetën. Me anë të një postimi në Insta Story, 30-vjeçarja tregoi se tashmë është mamaja e një djali.

“Kam një djalë. Prita për kohën e duhur kur do ta ndaja këtë lajm me botën por sa më shumë kalonin ditët aq më nervoze ndihesha. Dua ta mbaj private jetën e djalit tim dhe dua t’ju them se nuk po mundohesha ta mbaja të fshehtë. E dua përtej fjalëve” -shkroi ajo.

Iggy nuk zbuloi se cili është babai i vogëlushit por fansat dyshojnë se bëhet fjalë për të dashurin e artistes Playboi Carti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *