• |
ide | kryesore

Policia zbardh detaje për vrasjen mafioze në Tiranë, si u ekzekutua Hekuran Billa me silenciator brenda në “BMW”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person  është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjec nga Kukësi. Ai është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW X6”. Raportohet se viktima ka precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2006 ai dyshohet se ka kryer një vrasje jashtë vendit.

Njoftimi i policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *