• |
ide | kryesore

Prishja e ndërtimeve në Velipojë, pezullohet aksioni, por shtohen forcat policore

-Instant, Lajme



IKMT ka pezulluar sot aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Velipojë, pas ndërhyrjes së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Kryebashkiakja thotë se nuk ka pasur urdhër ekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës. Ademi në një intervistë televizive thotë se prishjet janë të jashtëligjshme, selektive, dhe, në mungesë të transparencës, mund të shkaktojnë konflikte.

“Ndërhyrja është bërë pa pasur një komunikim me bashkinë e Shkodrës. IKMT ka ardhur në Velipojë pa dijeninë e kryebashkiakes. Ata duhet të vijnë me një urdhër, por unë nuk e kam parë urdhrin. Ishte ndërhyrje e shpejtë e panjoftuar dhe e paparalajmëruar. Bashkia Shkodër nuk ka gjë të fshehtë por kërkon vetëm që ligji të erspektohet. Ndërhyrjet që janë bërë dje janë selektive. Unë I thashë ministrit të Brendshëm se kjo do të sjellë konflikte në Velipojë”, – tha Voltana Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës thotë se deri tani dëmi që është shkaktuar është gati 400 mijë euro dhe pronarëve dhe bashkisë i lind e drejta të ankimojë këtë vendim. Ndërkohë, burime nga Bashkia Shkodër bejne të ditur, se edhe pse ndodhi sot kjo ndërhyrje që solli pezullim, forcat policore në Velipojë janë shtuar dhe me gjasë do të kemi sërish aksion për shembjen e ndërtimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *