• |
ide | kryesore

Rritja e frikshme e rasteve të reja, Manastirliu takon mjekët në QSUT: Lufta kundër COVID-19 nuk ka përfunduar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar sot mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një reagim në mediat sociale pas takimit, ministrja është shprehur se lufta me COVID-19 nuk ka përfunduar, por po është kaluar në një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme.

Manastirliu shprehet se tashmë lufta është për të izoluar virusin dhe në këtë fazë zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit kanë rëndësi jetike.

“?? Në QSUT, për të mbështetur punën që po bëhet prej ekipeve mjekësore, në qendrën më të madhe spitalore në vend, në fazen e rihapjes së sistemit shëndetësor. Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor. Ndërkohë që lufta me #COVID19? nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit kanë rëndësi jetike.

?Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë vetën, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor. Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital. ? Nuk do të lodhem së përsërituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale! Sot për sot, Bota mbarë nuk ka asnjë armë më efikase se këto, për të frenuar #COVID19”, është ky reagimi i ministres.

Takimi i ministres vjen në një kohë kur sot është regjistruar një numër rekord me të infektuar. Në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 44 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor. Ndërkohë numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 1385.



1 Comment

  1. Moje ndrikull korrupsioni po e beni kete popull per budalla . Qendra e pehapjes tani te coronavirusit eshte QSUT Duke u infektuar mjek, infermiera, pacient kush e ka fajin te infektuarit?apo MOS zbatimi i portokolleve, apo MOS pajisja me mjte mjete mbrojtese kunder coronavirusit ? Pyetjet kan kete pergjigje se shkaktari kryesore beni ju dhe zyrtaret e emeruar si drejtues ne QSUT te cilet nuk shikoni aftesite e pesonelit por emeroni militante te rilindjes e thua e Kam ne kontroll situaten . Qenkeni te gjithe molepsur e turp tju vije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *