• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Fier gjatë natës, policia zbulon shkakun dhe autorin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 30- vjeçar është arrestuar në Gorishovë të Fierit pasi kishte shtënë gajtë natës me kallashnikov.

D.A, u arrestua 13 orë pas ngjarjes teksa u zbulua se ai kishte qenë i dehur kur kishte shtënë dhe nuk kishte lënduar njeri.

Po ashtu pas të shtënave ai fshehu kallashnikovin në pyll.

Njoftimi nga policia 

Fier- Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 11.06.2020 në fshatin Gorishovë.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet arma me të cilën ka gjuajtur autori.

Sot, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. A., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *