• |
ide | kryesore

“Hape derën! Hape derën!”, maturantët tentojnë të futen tek Ministria e Arsimit, zmbrapsen nga policia (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arsimit



Maturantët ditën e sotme po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre ishte tezë shum subjektiv dhe i pa formuluar mirë.

Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë” shprehet një nga maturantët.

Maturantët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë tentuar që të futen brenda ambienteve për t’u takuar me përfaqësues të Minstrisë.

Maturantët dëgjohen teksa thërrasin “Ministria e Turpit”, ndërkohë që kërkojnë që të rishikohet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi sipas tyre ishte formuluar me zgjedhje subjektive.

Ndërkohë punonjësit e policisë po zmbrapsin maturantët, por ato janë të vendosur në qëllimin e tyre për të marrë një zgjidhje nga ministria.



4 Comments

  1. “Ministria e Turpit” thonë maturantët . Ne kete vend fjala turp ka kohe qe eshte arratisur . Nuk e di nese do rikthehet dhe nese rikthehet , kur do te rikthehet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *