• |
ide | kryesore

Dy persona rezultojnë pozitiv me Covid, mbyllet materniteti i Vlorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot materniteti i Vlorës ka mbyllur shërbimet, dhe i gjithë stafi është futur në karantinë, për shkak të dy rasteve me koronavirus. Më konkretisht, të konfirmuar me COVID-19 janë infermierja e pavionit si dhe djali saj, infermier në urgjencë.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se infermierët janë kontakte të rasteve të mëparshme. Me gjasë, situata mund të jetë edhe më e rëndë, pasi burri i infermieres me COVID-19 të materniteti, punon infermier në psikiatri, kurse motra e saj është infermiere po në maternitet. Pas këtyre rasteve, menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *