• |
ide | kryesore

3 rrëqebuj të vrarë ekspozohen në një restorant në afërsi të Elbasanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri ka ngritur alarmin për rrezikun që I kanoset kafshëve të egra. Një lokal në Elbasan sipas të raportit ka në brendësi të tij rrëqebuj, arinj dhe kaprollë të vrarë dhe balsamosur, të cilët ekspozohen për “zbukurim” ambienti. Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të të përditshmes franceze “Liberation”.

E përditshmja franceze, “Liberation” ka publikuar një artikull për barbarinë ekstreme, siç e cilëson ajo, ndaj jetës së egër në Shqipëri.

Gazeta citon Shoqatën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror, sipas së cilës një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri.

Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për “zbukurim” ambienti.

Në këtë restorant, sipas PPNEA, ekspozohen jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura, madje aty serviren edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike. Në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend.

Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë.

Ndaj Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri i bën thirrje të gjithë institucioneve në vend, që të reagojnë me urgjencë për të parandaluar në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë./ Ora



9 Comments

      1. sepse populli eshte popull funderrine, me kulture te humbur ku predominojne plera si puna e ktij qe ka restorantin

  1. Shume keq. Te nxiret nje ligj qe ndalon perdorimin per ushqim te kafsheve te egra qe jane ne zhdukje, ballsamosje dhe ekspozimi i tyre ne lokale e shtepi. Duhet me cdo kusht te ruajme keto specie te radha te natyres sone

  2. Liberation-i komunist francez pasi i cliroi njerezit me revolucionin e perbotshem, tani i eshte kthyer kafsheve. E di cfare eshte tjeter specie ne zhdukje ne kete vend dhe ne ballkan o liberation? Demokracia. Merruni ndonjehere me keto boset qe kemi ne krye.

  3. Mjeshter nuk jam serb, siguro per kete! Por kur degjoj/shikoj gjera te ketij niveli, per me teper me krijesa sic jane lynx-et, direkt ne mendje me vjen te them “race muti”!

    Sa per pjesen e krimineleve qe pyet, ka lidhje race qe cke mete. Cdo e mete e nje kombi, ne gene
    bazohet. Mendimi im gjithsesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *